Studim: Prodhimi i spermës bie, kur trupi është i nxehtë - Gazeta Express
string(54) "studim-prodhimi-i-spermes-bie-kur-trupi-eshte-i-nxehte"

Shneta

Gazeta Express

30/09/2022 11:24

Studim: Prodhimi i spermës bie, kur trupi është i nxehtë

Shneta

Gazeta Express

30/09/2022 11:24

Oligospermia është një problem i fertilitetit mashkullor i karakterizuar nga një masë e ulët e prodhimit të spermës që përfshin aftësinë për të arritur dhe mbajtur një ereksion, si dhe për të prodhuar ejakulim në orgazmë.

Masa e spermës në ejakulatin tuaj mund të ndryshojë gjatë gjithë jetës tuaj, por një sasi e shëndetshme sperme shpesh është e nevojshme për fertilitet.

Lexo Edhe:

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e klasifikon numrin mesatar të spermës në ose mbi 15 milionë spermatozoide për mililitër (mL) spermë. Çdo gjë nën këtë konsiderohet e ulët dhe diagnostikohet si oligospermi.

Venat e zmadhuara në skrotumin e një burri mund të prishin rrjedhën e gjakut në testikuj. Kjo mund të shkaktojë rritjen e temperaturës në testikuj.

Çdo rritje e temperaturës mund të ndikojë negativisht në prodhimin e spermës, shkruan Health Line.

Ndikim në shfaqjen e Oligospermisë kanë edhe viruset si infeksionet seksualisht të transmetueshme, të cilat mund të zvogëlojnë sasinë e spermës në spermë.

Derisa shumë burra me oligospermi kanë ejakulime tipike, disa probleme të derdhjes mund të zvogëlojnë masën e spermës.

Ejakulimi retrograd është një çështje e tillë. Kjo ndodh kur sperma hyn në fshikëz në vend që të largohet nga maja e penisit.

Arsyet e tjera që mund të ndërhyjnë në derdhjen tipike përfshijnë: lëndimet, tumoret, kanceret, operacionet e kaluara, medikamentet si dhe ekspozimi ndaj kimikateve e metaleve.

Ndikim në rënien e prodhimit të spermës kanë edhe përdorimi i drogës dhe alkoolit, si dhe problemet me peshën.