Studim: Antitrupat Covid-19 zgjasin vetëm disa muaj - Gazeta Express
string(105) "studim-numri-i-antitrupave-covid-19-bie-me-kalimin-e-kohes-dhe-imuniteti-fillon-te-zbehet-pas-infeksionit"

Studim: Antitrupat Covid-19 zgjasin vetëm disa muaj

Gazeta Express

27/10/2020 9:24

Studimi i fundit ka gjetur se nivelet e antitrupave mbrojtës tek njerëzit, fillojnë të zbehen me kohë pas infeksionit me koronavirus, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Antitrupat janë një mekanizëm mjaft i rëndësishëm i mbrojtjes sonë imune dhe e ndalojnë virusin të futet brenda qelizave të trupit. Ekipi nga Kolegji Imperial në Londër, zbuloi se numri i njerëzve, që testojnë pozitivisht për antitrupa Covid-19 ka rënë për 26% që nga qershori.

Lexo Edhe:

Ata thonë se imuniteti duket se me kohë fillon të zbehet dhe të dobësohet, prandaj njerëzit rrezikojnë infektimin e përsëritur me koronavirus.

Për kryerjen e këtij studimi, janë testuar më shumë se 350.000 persona në Angli, të cilët u janë nënshtruar testit të antitrupave. Në raundin e parë të testimit, në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut 60 në 1000 persona kishin antitrupa. Ndërsa, në serinë e fundit, pra në shtator vetëm 44 nga 1000 persona i kishin këta antitrupa.

Si rezultat shkencëtarët erdhën në përfundim se numri i antitrupave ka rënë me kalimin e kohës.

Shkencëtarët ende nuk e dinë saktësisht se çfarë do të thotë rënia e antitrupave për imunitetin, për shkak se ekzistojnë edhe shumë mekanizma të tjerë siç janë qelizat T, të cilat kryejnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e qelizave nga patogjenët e huaj.

“Ne e dimë se antitrupat në një farë mënyrë janë përcaktues se kush është më i mbrojtur ndaj viruseve dhe kush jo, mirëpo ende nuk dihet me siguri”, tha Wendy Barclay, autor i studimit. “Praktikisht sistemi imunitar zbehet me zvogëlimin e numrit të antitrupave”, shtoi ai.

Edhe pse ka pasur shumë pak njerëz, të cilët janë infektuar me koronavirus për herë të dytë, gjithsesi studiuesit paralajmërojnë se kjo mund të ndodh nëse sistemi imunitar dobësohet me kohë.  Sidoqoftë, shkencëtarët kanë shpresë se infeksioni për herë të dytë mund të jetë më i dobët, dhe mund të manifestohet me simptoma më të lehta. /Gazeta Express