Studim: mjekët viktima të depresionit gjatë pandemisë - Gazeta Express
string(52) "studim-mjeket-viktima-te-depresionit-gjate-pandemise"

Studim: mjekët viktima të depresionit gjatë pandemisë

Gazeta Express

23/04/2020 17:42

Një studim I ri ka zbuluar një prani të madhe të pagjumësisë, ankthit, depresionit dhe reagimit traumatik tek mjekët në Kinë gjatë periudhës së shpërthimit pandemik, shkruan Medical News.

Studimi i bërë nga studiuesit në Kinë ka demonstruar përhapjen e pagjumësisë, stresit dhe rasteve të tjera të lidhura me shëndetin mendor tek stafi I spitalit gjatë shpërthimit të Covid-19.

Lexo Edhe:

Hulumtimi I ri I publikuar në revistën “Frintiers in psychiatry”, nxjerr në pah efektet e pandemisë jo vetëm në shëndetin fizik të njerëzve por edhe në shëndetin e tyre mendor.

Përhapja e shpejtë e Covid-19 ka bërë një presion të madh tek sistemet shëndetësore në të gjithë botën. Efektet tek mjekët, të cilët ishin në vijën e parë të luftës kundër kësaj sëmundjeje, kanë qenë gjithashtu të rënda. Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë grupi më I rrezikuar I njerëzve. Sidoqoftë, efektet negative psikologjike të kësaj situate kanë qenë të dukshme tek ta.

Dr. Bin Zhang, autor I këtij artikulli, dhe kolegët e tij përshkruajnë kushtet e jashtëzakonshme të vështira, të cilat punëtorët e kujdesit shëndetësor I kishin përjetuar gjatë krizës së koronavirusit në KInë.

“pas një trajnimi të shkurtër”, shkruan ata, “stafi mjekësor u përfshi në betejën kundër koronavirusit. për më tepër, nuk ishte e mundur që të ngrihen dhoma zolimi, të cilat përbëhen nga një zonë e madhe dhe e pastër, për shkak të pajisjeve të pamjaftueshme dhe kohës së shkurtër”.

“personeli mjekësor duhet të ishte I pajisur vazhdimisht me pajisje mbrojtëse të dyfishta, maska dhe doreza me dy shtresa, kapele izolimi mbulesa për këmbë dhe syze mbrojtëse.”

“për të mos u infektuar gjatë heqjes së pajisjeve mbrojtëse, anëtarët e stafit mjekësor nuk guxonin të hanin, të pinin ose ta përdornin banjën gjatë orarit të punës. Shumë prej tyre janë ende të pahidratuar për shkak të djersitjes së tepërt, disa të tjerë kanë zhvilluar cista dhe skuqje të lëkurës. Personeli që ka punuar në zonën e karantinës, mbanin gjthmonë kontakte të ngushta me njerëzit e infektuar, kjo është arsyeja që ata duhet të ishin vazhdimisht të mbrotjur dhe të izoluar”.

Për të analizuar të gjitha pasojat e shëndetit mental tek mjekët, hulumtuesit analizuan stafin mjekësor nga e gjithë Kina, në një lidhje që quhej “WeChat”. Këta pjesëmarrës mbushën nje pyetësor për të vlerësuar nivelin e tyre të pagjumësisë, depresionit, ankthit dhe përgjigjeve traumatike.

Studiuesit zbuluan se në mesin e 1.563 mjekëve, 565 pre tyre përkatësisht 36.1% e tyre ishin përballur me pagjumësi, ndërsa punonin në luftimin e koronavirusit. pagjumesia tek këta mjekë, përcillej edhe me depresion, ankth dhe trauma. Kjo shkallë e pagjumësise ishte e ngjashme me atë gjatë shpërthimit të Sars-it të vitit 2002.

Ky studim gjithashtu krahasoi mjekët dhe infermierët, dhe zbuloi se të qenit mjek ishte një faktor favorizues në aspektin e pagjumësisë. Autorët besojnë se kjo mund të jetë për shkak se mjekët zakonisht nuk punojnë gjatë natës, prandaj cikli I tyre circadian është më I regullt. Ndërsa, infermierët zakonisht punojnë gjatë natës si dhe kanë më shumë kontakte të drejtpërdrejta me të infektuarit në krahasim me mjekët.

Autorët e këtij studimi shpresojnë se hulumtimi I tyre do të ndihmojë në zhvillimin e ndërhyrjeve pë të mbështetur personelin mjekësor  dhe shëndetin e tyre mental. /Gazeta Express