Studim magjepsës i një dashurie të vështirë - Gazeta Express
string(43) "studim-magjepses-i-nje-dashurie-te-veshtire"

Studim magjepsës i një dashurie të vështirë

Gazeta Express

13/01/2020 11:20

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” ka vlerësuar pozitivisht veprën “Kukulla” të autorit shqiptar Ismail Kadare, duke e cilësuar atë si një kujtim elegant, nostalgjik për një vendlindje të humbur prej kohësh. Vepra e përkthyer në gjuhën angleze do të publikohet më 23 janar

Në pamje të parë, romani autobiografik i Ismail Kadaresë mund të lexohet si një memorial elegant, pak i hidhur për të rriturit, i prekur me nostalgji për një vend që ka kohë që ka humbur, shkruan “The Guardian”, raporton “ata”.

Lexo Edhe:

Kukulla është plot me detaje imponuese të jetës në një Shqipëri në ndryshim. Një nga tregimet më të befasishme është ajo e ditës, në vitin 1953, kur prezervativët arritën për herë të parë në farmaci: “Kishte udhëzime kontradiktore që i lejonin dhe i ndalonin. Dyshohej se ata mund të ishin prova për të identifikuar çdo dobësim të luftës së klasave pas vdekjes së Stalinit.
Dhe pas disa ngurrimeve nga Komiteti i Partisë për këshillimin e komunistëve për të shmangur farmacinë dhe duke i lënë ato copa gome për borgjezinë gjithnjë e më të shkatërruar, gjithçka u qetësua”.

“Kukulla” është plot prekje të tilla, përkrah shumë shqetësimeve familjare të Kadaresë me rrënjët folklorike të jetës moderne, të themi, ose me absurditetin e politikës shqiptare. Sidoqoftë, vëzhgimi prekës, ironia e hidhur dhe frika e theksuar që përshkojnë marrëdhënien me nënën e tij, një grua e tmerruar që ndihej si “e padenjë”, kur djali i saj arriti famën që dëshironte, janë ato që dominojnë këtë studim interesant të një dashurie të vështirë.