Studim befasues: Njerëzit, me prejardhje nga peshkaqeni - Gazeta Express
string(53) "studim-befasues-njerezit-me-prejardhje-nga-peshkaqeni"

Fun

Gazeta Express

29/09/2022 9:06

Studim befasues: Njerëzit, me prejardhje nga peshkaqeni

Fun

Gazeta Express

29/09/2022 9:06

Njerëzit kanë evoluar nga një peshkaqen që ka jetuar 439 milionë vjet më parë, pretendojnë studiuesit.

Shkencëtarët mendojnë se bisha e çuditshme mund të jetë paraardhësi ynë më i vjetër me nofulla.

Lexo Edhe:

Peshku, i quajtur Fanjingshania renovata ishte i mbuluar me pjesë kockore dhe me gjemba në pendët e tij.

Ai është rindërtuar nga mijëra fragmente të vogla skeletore të zbuluara në një varrezë kafshësh parahistorike në Kinën jugore .

Peshku ishte një anëtar i hershëm i gnathostomes moderne, që do të thotë “gojë-nofulla”.

Ato përfshijnë dhjetëra mijëra vertebrorë të gjallë, duke filluar nga peshqit te zogjtë, zvarranikët dhe gjitarët.

Fanjingshania i përkiste një grupi të njohur si chondrrichthyans – peshq të tillë si peshkaqenë.

Ai jetoi para ndarjes midis peshkaqenëve më të hershëm dhe peshqve të parë kockor, një prejardhje që përfshinte përfundimisht njerëzit.

Por kockat e tij tregojnë prova të ndryshimeve të gjera që zakonisht lidhen me zhvillimin e skeletit te peshqit kockor dhe te njerëzit.

Një nga autorët e studimit, profesor Zhu Min, i Akademisë Kineze të Shkencave në Pekin, tha:

“Të dhënat e reja na lejuan të vendosim Fanjingshania në pemën familjare të vertebrorëve të hershëm dhe të marrim informacione shumë të nevojshme rreth hapave evolucionar që çojnë në origjinën e përshtatjeve të rëndësishme të vertebrorëve si nofullat, sistemet ndijore dhe shtojcat e çiftuara.”