Studim: Bakteret e ujit e përkeqësojnë diabetin - Gazeta Express
string(46) "studim-bakteret-e-ujit-e-perkeqesojne-diabetin"

Gazeta Express

10/03/2020 14:33

Studim: Bakteret e ujit e përkeqësojnë diabetin

Gazeta Express

10/03/2020 14:33

Mikrobet e gjetura në disa ushqime dhe në ujë e përkeqësojnë sëmundjen e diabetit tek njerëzit obezë, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Në Britaninë e Madhe, përafërsisht 4 milion njerëz janë të diagnostikuar me sëmundjen e diabetit, e cila zakonisht shkaktohet nga obeziteti dhe ushqimet jo të shëndetshme.

Lexo Edhe:

Por tani, një studim i bërë së fundmi sugjeron, që edhe bakteret e gjendura në mjedis të jashtëm e luajnë një rol në përkeqësimin e kësaj gjendjeje. Shkencëtarët besojnë se këto baktere të dëmshme, që e prishin balancën e sheqerit në gjak, gjenden në ujë dhe disa ushqime.

Gjetjet, të cilat janë ende kontroverse, janë të bazuara ne një studim të vogël të bërë me 40 obezë, të cilët ishin të diagnostikuar me diabet. Hulumtuesit kanë gjetur se disa baktere, të gjetura në dhjamin e këtyre personave, ishin të njëjta me ato të gjetura në disa ushqime dhe në ujë.

Ky studim është bërë, pasi nuk ka qenë e qartë arsyeja pse disa persona obezë e kanë diabetin dhe disa të tjerë jo. Rezultatet e publikuara në “Nature Metabolism”, tregojnë se bakteret e ndryshme në organizëm, mund të ndikojnë se shkaktimin e sëmundjes së diabetit.

Ky hulumtim mund të çoj në zbulimin e një pije probiotike, e cila do të mundësonte rebalancimin e baktereve në organizëm dhe parandalimin e diabetit. / Gazeta Express