Studim: 80% e pacientëve me Covid-19 kanë mungesë të vitaminës D - Gazeta Express
string(62) "studim-80-e-pacienteve-me-covid-19-kane-mungese-te-vitamines-d"

Studim: 80% e pacientëve me Covid-19 kanë mungesë të vitaminës D

Gazeta Express

28/10/2020 14:45

Studime të fundit kanë zbuluar një lidhje në mes të mungesës së vitaminës D dhe rrezikut nga Covid-19. Tani, një studim tjetër ka gjetur se më shumë se 80% e pacientëve me Covid-19 të hospitalizuar nuk kishin nivel të duhur të vitaminës D.

Studimi i publikuar në revistën “Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism”, hulumtuesit kanë shikuar 216 pacientë me COVID-19 në një spital në Spanjë. Shkencëtarët kanë krahasuar të dhënat e nivelit të vitaminës D dhe simptomave të sëmundjes SARS-CoV-19.

Lexo Edhe:

Në mesin e pacientëve, përafërsisht 82.2% të tyre kishin deficiencë të vitaminës D. Për më tepër, meshkujt kishin nivel më të ulët në krahasim me femrat. Personat, që ishin diagnostikuar me COVID-19 dhe deficiencë të vitaminës D kishin gjithashtu edhe rrezik më të lartë të inflamacionit, të preken më lehtë nga diabeti, obeziteti apo hipertensioni.

“Vitamina D duhet të rekomandohet për të gjithë personat, që janë diagnostikuar me COVID-19 si pjesë e trajtimit të kësaj sëmundjeje”, tha Jose Hernandez, autor i studimit.

A duhet të kontrolloni nivelin e vitaminës D dhe a mund ta merrni këtë vitaminë me anë të suplementeve? Sipas Shoqatës së Endokrinologëve, është e nevojshme që sidomos fëmijët të marrin suplemente të kësaj vitamine. Sasia, e cila nevojitet varet nga niveli i vitaminës që çdo individ ka në organizëm. Të rriturit që janë obezë kanë nevojë që të marrin sasi më të lartë të kësaj vitamine.

“Tanimë dihet se mungesa e vitaminës D është e dëmshme për shumë arsye për shëndetin tonë, prandaj duhet të bëhet kontrollimi i herëpashershme i nivelit të kësaj vitamine, në mënyrë që të shmangen shumë çrregullime dhe probleme shëndetësore”. /Gazeta Express