Studentja shqiptare tregon se çfarë ndodh në epiqendrën e gripit vdekjeprurës në Kinë - Gazeta Express
string(85) "studentja-shqiptare-tregon-se-cfare-ndodh-ne-epiqendren-e-gripit-vdekjeprures-ne-kine"

Studentja shqiptare tregon se çfarë ndodh në epiqendrën e gripit vdekjeprurës në Kinë

Gazeta Express

26/01/2020 8:12

Top Channel ka mundur të bisedojë me një studente shqiptare e cila jeton në Wuhan epiqendrën e gripit vdekjeprurës.

Josilda Nreaj i tregoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu gjatë një bisede në rrjetet sociale, se çdo të thotë të gjendesh në një situatë dramatike ai ajo që është duke kaluar Kina.

Lexo Edhe:

“Unë jam mirë faleminderit! Jam studente në Wuhan por për momentin kam marrë një banesë me qira në një provincë tjetër në Xi’an. Universiteti na ka njoftuar të qëndrojmë jashtë Wuhan të paktën deri në datë 15 shkurt”.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, thotë se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fsheh frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

“Sigurisht që kam pasiguri dhe po përpiqem të përdor çdo masë të mundshme parandaluese gjithashtu jam dhe vetëm në një provincë tjetër ku nuk e di për sa kohë do të qëndroj. Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën”

Josilda i tha Top Channel se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan.

6347a05a 1e9f 4f43 9e39 37a3fe6ba9da