Studentët thirrje profesorëve: Na mbështesni në protestë - Gazeta Express
string(55) "studentet-thirrje-profesoreve-na-mbeshtesni-ne-proteste"

Maqedoni

Gazeta Express

01/04/2026 12:37

Studentët thirrje profesorëve: Na mbështesni në protestë

Maqedoni

Gazeta Express

01/04/2026 12:37

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë bërë thirrje publike drejtuar profesorëve universitarë për të mbështetur protestën e paralajmëruar më 6 prill në Shkup, në mbrojtje të së drejtës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në një apel të përbashkët, studentët shprehin mirënjohje për profesorët për rolin e tyre në formimin akademik dhe qytetar, duke theksuar se përballë kësaj sfide kërkojnë edhe njëherë mbështetjen e tyre.

“Ju jemi mirënjohës për përkushtimin tuaj në përgatitjen tonë si profesionistë të së ardhmes dhe në edukimin tonë si qytetarë të përgjegjshëm”, thuhet në thirrjen drejtuar stafit akademik. Studentët theksojnë se tre unionet janë bashkuar për të kërkuar një të drejtë që, sipas tyre, buron nga Kushtetuta dhe ligji, por që për vite me radhë u është mohuar studentëve të Fakultetit Juridik.

“Po kërkojmë një të drejtë që na takon me Kushtetutë dhe ligj, por që për vite me radhë u mohohet kolegëve tanë: mundësinë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe”, theksohet në reagim. Sipas tyre, përballë “politizimit, refuzimit dhe pengesave” që, siç thonë, po hasin, është vendosur që të organizohet protestë paqësore më 6 prill, duke nisur në ora 12:30 nga Ura e Gurit në Shkup. Studentët u bëjnë thirrje profesorëve që të japin mbështetje publike dhe të marrin pjesë në protestë, duke e konsideruar praninë e tyre si të rëndësishme për forcimin e kauzës.

“Jemi të bindur se edhe kësaj radhe do të qëndroni pranë nesh jo vetëm brenda kampuseve universitare, por edhe përmes një mbështetjeje publike dhe pjesëmarrjes suaj në ditën e protestës”, thuhet në apel.

Në fund, ata sigurojnë se protesta do të jetë paqësore dhe dinjitoze, duke u zotuar për sjellje të përgjegjshme. “Do të bëjmë përpjekje maksimale që të jemi shembullorë, të përgjegjshëm dhe të denjë për besimin tuaj”, theksojnë studentët. Protesta e 6 prillit pritet të jetë një nga reagimet më të organizuara të studentëve në periudhën e fundit lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet profesionale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement