Studentët në bllokadë i dërgojnë mesazh Vuçiqit: Kur je kaq i sigurt se do të fitosh, shpall zgjedhjet o frikacak - Gazeta Express
string(111) "studentet-ne-bllokade-i-dergojne-mesazh-vuciqit-kur-je-kaq-i-sigurt-se-do-te-fitosh-shpall-zgjedhjet-o-frikacak"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 13:31

Studentët në bllokadë i dërgojnë mesazh Vuçiqit: Kur je kaq i sigurt se do të fitosh, shpall zgjedhjet o frikacak

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 13:31

Studentët që protestojnë, nga profili i tyre zyrtar në Instagram, i kanë dërguar një mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ata theksojnë se rezultatet e zgjedhjeve të manipuluara, siç i quajnë, tregojnë rënie të dukshme të mbështetjes për Partinë Progresive Serbe (SNS).

Sipas tyre, në Zajeçar, më 2021, lista e SNS, së bashku me listën e Nenad Ristoviqit, deputet i SNS, fitoi 71,27 për qind të votave, ndërsa me Partinë Socialiste (SPS) gati 80 për qind, konkretisht 79,87 për qind.

“Në zgjedhjet e 8 qershorit, koalicioni rreth SNS mori 47,13 për qind, SPS 3 për qind, ndërsa lista e Nenad Ristoviqit 2,5 për qind — pra, në total 52,6 për qind. Kjo shënon 27 për qind më pak krahasuar me rezultatin e katër viteve më parë”, thuhet në deklaratën e studentëve.

Një situatë e ngjashme u vërejt edhe në Kosjeriq. Atje, më 2021, lista rreth SNS fitoi 68,78 për qind, Zdrava Srbija e Milan Stamatoviqit 9,65 për qind dhe SRS 0,7 për qind — që përbën në total 79,13 për qind. Ndërsa tani, lista e përbashkët e këtyre tri subjekteve ka rënë nën 50 për qind — konkretisht 49,23 për qind.

“Pavarësisht presioneve, shantazheve, kërcënimeve dhe ryshfeteve, qytetarët e Kosjeriqit dhe Zajeçarit i dërguan mesazh të qartë regjimit: Koha jote ka mbaruar”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen “ose nga fundi i vitit të ardhshëm, ose në fillim të 2027-ës.”

“Zgjedhjet do të mbahen nga fundi i vitit të ardhshëm ose në fillim të 2027-ës. Kishim zgjedhje para një viti dhe tani kemi shumë punë, përfshirë organizimin e Ekspo 2027. Duhet të përqendrohemi edhe te rruga evropiane. Populli do të vendosë atëherë se kush do ta udhëheqë vendin”, deklaroi Vuçiq.