Studentët me dëmtim në shikim detyrohen të gjejnë asistentë për të hyrë në provim - Gazeta Express
string(81) "studentet-me-demtim-ne-shikim-detyrohen-te-gjejne-asistente-per-te-hyre-ne-provim"

Studentët me dëmtim në shikim detyrohen të gjejnë asistentë për të hyrë në provim

Gazeta Express

09/09/2022 22:30

Gazetare: Elena Ukaj

Një student i Fakultetit Filozofik po detyrohet të kërkojë asistent për t’i ndihmuar në plotësimin e provimit me shkrim.

Lexo Edhe:

Kjo për shkak që këtij student dhe të tjerëve që kanë dëmtime në shikim, nuk iu ofrohen kushtet për t’i përfunduar studimet.

Sipas Shoqatës të të Verbërve të Kosovës, kjo ua vështirëson kësaj kategorie për të studiuar.

Bekim Krasniqi nga kjo shoqatë, kërkon përkrahje për ta.

Universiteti i Prishtinës pranon që në mungesë të buxhetit, nuk mund ta ndihmojë këtë kategori për asistentë.

Mirëpo, prorektori për zhvillim dhe cilësi, Elton Bahtiri thotë se kanë ofruar rekomandime për stafin akademik.                                                                                                   

Sipas Bahtirit, UP-ja u ofron pikë bonus aplikantëve me nevoja të veçanta.

Ndërkohë, nga rektorati i UP-së po planifikojnë që t’i incizojnë ligjëratat në mënyrë që ta lehtësojnë vijimin e studimeve për të rinjtë me dëmtim në shikim.