Studentët e Universum pjesë e një projekti ndërkombëtar me Gjermaninë dhe Keninë! 🌍✈️ - Gazeta Express
string(111) "studentet-e-universum-pjese-e-nje-projekti-nderkombetar-me-gjermanine-dhe-kenine-%f0%9f%8c%8d%e2%9c%88%ef%b8%8f"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 10:25

Studentët e Universum pjesë e një projekti ndërkombëtar me Gjermaninë dhe Keninë! 🌍✈️

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 10:25

Studentët e Universum International College kanë qenë pjesë e një eksperience të jashtëzakonshme ndërkombëtare që bashkoi të rinj nga Kosova, Gjermania dhe Kenia në një projekt të përbashkët me ndikim global.

Faza e parë e këtij projekti nisi në Kosovë, ku studentë nga Gjermania udhëtuan drejt kampusit të Universum për të punuar së bashku me studentët tanë në tema me rëndësi sociale dhe kulturore. Për një javë, kampusi i Universum u kthye në një qendër të energjisë rinore, shkëmbimit të ideve dhe punës kreative ndërkulturore.

Pas kësaj faze, studentët e Universum së bashku me studentët nga Kenia udhëtuan në Gjermani, ku vazhduan punën në projekt dhe morën pjesë në aktivitete të shumta akademike, kulturore dhe sociale. Gjatë qëndrimit atje, ata prezantuan rezultatet e punës së tyre, u përfshinë në panele ndërkombëtare dhe ndërtuan rrjete të reja bashkëpunimi me studentë nga vende të ndryshme të botës.

Ky projekt tregoi edhe një herë se studentët e Universum janë të gatshëm të përfaqësojnë denjësisht Kosovën në çdo cep të globit, me profesionalizëm, kreativitet dhe vizion të qartë për të ardhmen.

🌐 Universum International College vazhdon të jetë lidere në ofrimin e mundësive ndërkombëtare për studentët e saj, përmes projekteve ndërkombëtare, bursave Erasmus+ dhe bashkëpunimeve globale që forcojnë arsimin dhe krijojnë qytetarë të botës

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!  Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram