Studentët e Kosovës ‘jashtë’ Evropës - Gazeta Express
string(34) "studentet-e-kosoves-jashte-evropes"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 21:27

Studentët e Kosovës ‘jashtë’ Evropës

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 21:27

Gazetare: Ardita Rashiti

Studentët në Kosovë përballen me sfida të ndryshme si pasojë e mosliberalizimit të vizave.

Lexo Edhe:

Ambiciet për të vazhduar studimet jashtë vendit shpesh përplasen në kufijtë kushtëzuar me vizë. Të rinjtë e Kosovës, ndonëse këtë të hënë mund të kenë festuar për ditën e Evropës, nuk cilësohen si të tillë kur drejtohen për në universitete jashtë vendit.

Për shembull, në një universitet të Suedisë, ku studentët e shteteve anëtare mund të paguajnë shumë më pak, studentët kosovarë detyrohen të paguajnë rreth 100 mijë krona.

Kjo pasi që nuk konsiderohen pjesë e Bashkimit Evropian.

Edhe kur fitojnë të drejtën për studim jashtë vendit, problemi i radhës është pajisja me vizë.

Kësisoj, ndodhë që të rinjtë të mbesin pa vazhduar studimet.

Nga kjo organizatë që ndihmojnë të rinjtë për vazhdimin e studimeve jashtë vendit, tregojnë për procedurat e stërzgjatura që kosovarët duhet të ndjekin. Megjithatë, interesimi i të rinjve për të studiuar jashtë vendit është i lartë, sipas Tringa Krasniqit.

Nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar se numri i studentëve që përfitojnë në kuadër të marrëveshjeve bilaterale në vit është rreth 160.

Por thonë se studentët realizojnë edhe mobilitete në Universitete Evropiane përmes programit Erasmus+.

Për telashet me të cilat ballafaqohen, e ngritën zërin gjatë së hënës organizata “Studim, Kritikë, Veprim”.