string(92) "studentet-e-gazetarise-se-universum-international-college-botuan-revisten-voices-of-tomorrow"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 14:22

Studentët e Gazetarisë së Universum International College botuan revistën “Voices of Tomorrow”

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 14:22

Studentët e vitit të dytë të Gazetarisë në Universum International College (UNI), në kuadër të lëndës “Zhvillimi i idesë dhe shkrimi në Media”, të ligjëruar nga Merita Miftari, botuan revistën e tyre të parë të titulluar “Voices of Tomorrow”.

Në këtë revistë, studentët kanë trajtuar tema të ndryshme, duke përfshirë çështje sociale, arsimore, politike, shëndetësore, etj. Revista përmban gjithashtu reportazhe dhe rrëfime tejet interesante.

Revista është prodhim i studentëve të UNI-t me mbi 60 faqe përmbajtje të pasur, kreative dhe profesionale.