Struga eliminon Buducnostin dhe kalon në raundin e tretë në Ligën e Konferencës - Gazeta Express
string(79) "struga-eliminon-buducnostin-dhe-kalon-ne-raundin-e-trete-ne-ligen-e-konferences"

Sport

Gazeta Express

01/08/2023 23:02

Struga eliminon Buducnostin dhe kalon në raundin e tretë në Ligën e Konferencës

Sport

Gazeta Express

01/08/2023 23:02

Struga po vazhdojnë të shkruajë historinë e klubit.

Ekipi shqiptar, që po merr pjesë për herë të parë në garat evropiane, siguroi sonte kalimin për në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Express.

Të përzgjedhurit e Shpëtim Duros triumfuan edhe në ndeshjen e dytë ndaj Buducnostit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Gradski” përfundoi me rezultatin 3:4. Struga tutje kalon me rezultatin e përgjithshëm 3:5.

Marjan Radeski shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar het-trik (11’, 45’+3, 74’).

Ndërkaq, goli tjetër u shënua nga Besart Ibraimi (66’).

Për ekipin nga Podgorica shënuan Miomir Djurickovic (7’), Vasilije Adzic (45+9’) dhe Petar Sekulovic (82’).

Struga në raundin e tretë do të përballet me Swift Hesperange nga Luksemburgu. /Gazeta Express/