Ashtu si babai i tij që e bëri tri dekada më parë, skitari austriak Johannes Strolz fitoi medaljen e artë olimpike në garën e kombinimit alpin.
Kjo është një arritje fantastike për një garues që as nuk ishte në ekipin e Austrisë rreth një muaji më parë.
Strolz 29-vjeçar, i cili ka fituar vetëm një sllallom në Kupën e Botës, të enjten e tregua më i shpejti në shteg. Fillimisht, ai ishte i katërti në lëshim por në sllallom ishte për gjysmë sekonde më i shpejtë se kushdo tjetër për ta siguruar medaljen e artë para norvegjezit Aleksander Aamodt Kilde.
Kjo medalje e artë e Strolzit, e kthen skitarin austriak prapa në kohë kur babai i tij, Huberti kishte fituar gjithashtu të artën në garën e kombinimit në Olimpiadën e vitit 1988. Hubert Strolz atë vit fitoi edhe medaljen e argjendtë në sllallomin e madh, raporton Koha.
“Është vërtet një moment i mrekullueshëm për mua dhe jam shumë mirënjohës që më në fund mund të jetoj ëndrrën time dhe të kem këtë medalje të artë në duart e mia, sikurse babai im që e pati në vitin 1988 në Calgary. Kjo medalje ka një vlerë shumë të madhe për mua”, tha Strolz.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...