Striptistja bie nga shkopi gjashtë metra, thyen nofullën dhe dhëmbët - Gazeta Express
string(67) "striptistja-bie-nga-shkopi-gjashte-metra-thyen-nofullen-dhe-dhembet"

Striptistja bie nga shkopi gjashtë metra, thyen nofullën dhe dhëmbët

Gazeta Express

11/02/2020 10:51

Një striptistje në Dallas të Teksasit nuk i shkoi mirë shfaqja në klub.

Genea pasi u ngjit në një shufër gjashtë metërshe gjatë performancës ra nga kjo lartësi, njofton Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Megjithatë, ajo është ngritur dhe ka vazhduar vallëzimin edhe pse kishte thyer nofullën, dhëmbët dhe kishte lënduar shpinën.

Kjo video e pazakontë u shpërnda shumë shpejt në mbarë botën.

Ndërkaq, një faqe në Twitter është krijuar për të bërë donacione që striptistja, tanimë e papunë, të mund të mbulojë shpenzimet e mjekimeve.

“Puna e saj nuk mbulon shpenzimet e faturave të saj mjekësore. Meqenëse ajo pësoi dëmtime kaq serioze, ajo do të mbetet pa punë për një periudhë të gjatë kohe. Çdo dhurim për operacionet e saj do të ishte i dobishëm dhe i vlerësuar! Faleminderit të gjithëve paraprakisht”, thuhet në njoftimin e faqes.