Stresi publikon fotografinë e 7-vjeçares që u vra nga polici me skaf - Gazeta Express
string(68) "stresi-publikon-fotografine-e-7-vjecares-qe-u-vra-nga-polici-me-skaf"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2022 13:33

Stresi publikon fotografinë e 7-vjeçares që u vra nga polici me skaf

Lajme

Gazeta Express

03/08/2022 13:33

Reperi i njohur Stresi ka reaguar pas rastit tragjik që ndodhi dje në Himarë, ku një polic vrau me skaf një 7-vjeçare, e cila kishte ardhur për pushime, shkruan Express.

Ai ka publikuar fotografinë e saj, derisa ka shkruar fjalë prekëse.

Lexo Edhe:

“Ne e kpute shpirtin! Zemra vogel u prefsh ne paqe, zot jepu force familjareve”, ka shkruar Stresi.

Mbrëmjen e djeshme pushuesit ndezën qirinj dhe vendosën lule në vendin ku u vra vogëlushja, e cila do të përcillet sot për në banesën e fundit në Tiranë, sipas një njoftimi të vetë familjes Avdia. Drejtuesi i skafit, Arjan Tase, shef i policimit në komunitet në Elbasan, më herët shef komisariati në Himarë, u ndalua gjatë ditës së djeshme, ndërsa shihej gjakftohtë teksa qendronte mbi skaf. Në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit janë paralajmëruar protesta nën moton ‘nuk vret varka, por shteti’.