Stresi e Vivien mendojnë se disa banorë ndryshojnë tërësisht në Prime - Gazeta Express
string(69) "stresi-e-vivien-mendojne-se-disa-banore-ndryshojne-teresisht-ne-prime"

TV/Film

Gazeta Express

05/01/2023 19:48

Stresi e Vivien mendojnë se disa banorë ndryshojnë tërësisht në Prime

TV/Film

Gazeta Express

05/01/2023 19:48

Gjatë pasdites së sotme, në kuzhinën e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Vivien kanë diskutuar rreth “ndryshimeve” të disa prej banorëve që ata “përjetojnë” në netët Prime.

Si Vivien, ashtu edhe Stresi kanë theksuar se banorët duhet të mbajnë karakterin dhe sjelljet e njëjta të javës edhe në netët Prime, dhe të mos ndryshojnë në ato pak orë, pasi që sipas tyre “dalin keq tek publiku”.

Lexo Edhe:

“Të premteve është ndryshim total i fytyrave. Edhe ky është gabimi sepse njerëzit i frikësohen Prime që është një përmbledhje shumë e vogël javore. Unë vetëm Prime si kam frikën, s’më intereson, flas atë që di edhe kaq”, ka thënë Stresi.

Ndërkaq, Vivien ka marrë shembull “miqësinë” në mes të Shotës dhe Anës, e cila “u prish” në një prej netëve Prime.

“E kam parë, kanë qenë Shota dhe Ana që tërë javën janë puthur e kanë qëndruar bashkë dhe në Prime çfarë ndodhi. Në qoftë se ti e mban atë sherrin dhe vazhdon ta mbash atë edhe në Prime është në rregull. Por, jo ti gjithë javës ‘puci puci’ e të plasë sherri aty. Duhet me mbajt një fytyrë”, ka thënë Vivien.