Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka komentuar dhe deshifruar një deklaratë të dhënë në një zyrtar rus, i cili ka thënë se “Rusia sheh përpjekje që Perëndimi dëshiron ta destabilizojë situatën në Ballkan”.
Stradner ka thënë se pas protestave masive që po vazhdojnë në Serbi, Rusia asnjëherë s’e humb mundësinë për t’i hedhë benzinë zjarrit.
Analistja amerikane ka deshifruar deklaratën e Moskës se “situata në Ballkan po përkeqësohet dhe se Perëndimi po e destabilizon Kosovën”.
Sipas saj, kjo nënkupton se priten më shumë eskalime në rajon së shpejti. Stradner thotë se Vuçiq ka nevojë që ta heq vëmendjen nga protestat masive në Serbi, ndërkohë që Putini vetë ka nevojë për kaos, që ta pozicionojë veten si ndërmjetës kur eskalojnë gjërat në Ballkan, sidomos që tani Rusia planifikon të negocioj me SHBA lidhur me luftën në Ukrainë.
“Shpjegimi: prisni më shumë përshkallëzime në rajon së shpejti. Vuçiqit i duhet kaos në rajon për të larguar Perëndimin nga protestat masive në Serbi. Putinit i duhet kaos për ta pozicionuar veten si ndërmjetës kur gjërat përshkallëzohen në Ballkan… veçanërisht tani pasi Rusia planifikon të negociojë me SHBA-në në lidhje me Ukrainën dhe ta përdorë atë si një mjet pazaresh. Ne pamë përshkallëzime të shumta gjatë viteve të fundit dhe presim më shumë prej tyre”, ka shkruar Stradner.
As massive anti Vucic protests continue in Serbia, Russia 🇷🇺 never misses an opportunity to add fuel to the fire.
— Ivana Stradner (@ivanastradner) January 24, 2025
Moscow says the situation in the Balkans is getting worse and the West is destabilizing Kosovo.
Translation: expect more escalations in the region soon. Vucic needs… pic.twitter.com/N1odeQIcUY
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...