Stomatologët i kthehen punës me masa shtesë mbrojtëse - Gazeta Express
string(53) "stomatologet-i-kthehen-punes-me-masa-shtese-mbrojtese"

Gazeta Express

31/05/2020 8:39

Stomatologët i kthehen punës me masa shtesë mbrojtëse

Gazeta Express

31/05/2020 8:39

Hana Naka, një stomatologe nga Prishtina, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë ka marrë masa të shtuara për shkak të pandemisë në mënyrë që ajo, stafi i saj dhe pacientët të mos infektohen nga koronavirusi i ri.

Stomatologët në Kosovë tashmë kanë filluar punën pas disa muajsh pushimi mirëpo sipas tyre ata hyjnë në një nga kategoritë më të rrezikuara për infektim. Arsyeja është se ata duhet të shërojnë dhëmbët në gojë, që konsiderohet si burimi kryesor i përhapjes së virusit.

Lexo Edhe:

“Puna e stomatologëve jo vetëm në kohën e pandemisë me Covid-19, konsiderohet si profesion me rrezikshmëri, për shkak të vetë natyrës që e ka. Koha e pandemisë e ka vështirësuar edhe më shumë, pasi puna jonë është direkt me gojën, si dhe instrumente që punojnë me presion të ajrit dhe ujit. Gjitha spërklat na bien në fytyrë, andaj koha e pandemisë ka qenë sigurisht e rrezikshme”, tha Naka për Radion Evropa e Lirë.

Përkundër vështirësive, asnjë stomatolog në Kosovë nuk është prekur nga Covid-19. Ata që punojnë në sektorin publik që nga fillimi i pandemisë kanë punuar me orare të shkurtuara, dhe një sistem pune i tillë po vazhdon edhe sot, derisa ata në sektorin privat i janë kthyer punës normale.

Ferit Koçani, profesor i lëndës për Sëmundje të Dhëmbit me Endodoncion, në Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë, se prej kohës kur është shfaqur rasti i parë në Kosovë me Covid-19, është formuar komisioni dhe është bërë protokolli i veprimit.

Xheladin Ujkani, stomatolog, që punon kryesisht me fëmijë të moshave 2 vjeç e tutje thotë se tashmë po zbaton protokoll të lartë të sigurisë gjatë punës me pacientë, pasi që siç thotë ai me fëmijët duhet pasur kujdes të shtuar.

“Duhet të them se nuk e lehtë të punohet si stomatolog në kohë pandemie, pasi që distance sociale është e pamundur. Në rast se lajmërohen pacientët që janë me Covid-19, kemi planin, duke përdorur gjatë punës uniforma special duke u mbuluar komplet koka dhe trupi, ndonëse nuk kemi pasur raste të tilla, por që kemi bërë përgatitje”, tha Ujkani.

Profesionistët shëndetësorë të stomatologjisë, thonë se duke u bazuar në shumë punime dhe hulumtime shkencore, ka pasur pak raste të stomatologëve të prekur me Covid-19.

Sipas tyre kjo është e mundur për arsye të disiplinës që e kanë treguar stomatologët ndër vite duke i dhënë rëndësi higjienës, përdorimit të maskave e të dorëzave.