string(82) "steven-gerrard-drejt-nje-rikthimi-te-bujshem-ne-menaxhim-ky-klub-e-kerkon-me-ngulm"

Futboll

Gazeta Express

10/05/2025 16:39

Steven Gerrard drejt një rikthimi të bujshëm në menaxhim – ky klub e kërkon me ngulm

Futboll

Gazeta Express

10/05/2025 16:39

Steven Gerrard është në garë për t’u rikthyer në menaxhim, sipas raportimeve të reja.

Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Anglisë, 44-vjeçar, ka qenë pa klub që nga janari kur u largua nga skuadra saudite Al Ettifaq në Ligën Pro Saudite.

Por sipas The Telegraph, Gerrard mund të rikthehet te Rangers, aty ku nisi karrierën e tij si trajner në vitin 2018.

Ikona e Liverpoolit mori drejtimin e Rangers shtatë vite më parë dhe e udhëhoqi klubin drejt titullit të Scottish Premiership në vitin 2021, duke i dhënë fund dominimit nëntëvjeçar të Celtic.

The Telegraph raporton se Gerrard është ndër emrat në një listë të gjatë kandidatësh që po shqyrton klubi skocez për të gjetur pasuesin e përhershëm të Philippe Clement, i cili u shkarkua në shkurt.

Aktualisht, Barry Ferguson është në krye të ekipit si trajner i përkohshëm, ndërsa bordi po kërkon zgjidhjen afatgjatë.

Lista e kandidatëve përfshin më shumë se dhjetë emra, mes tyre ish-trajneri i Wolves, Gary O’Neil, ish-trajneri i Luton Town, Rob Edwards dhe së fundmi i shkarkuari nga Southampton, Russell Martin.

O’Neil kishte periudha pozitive te Bournemouth dhe Wolves, ndërsa Edwards arriti sukses me Luton duke i ngjitur në Premier League para dy vitesh. Martin ndërkohë ka menaxhuar më parë MK Dons, Swansean dhe Southamptonin.

Që prej largimit nga Rangers, reputacioni i Gerrard si trajner ka rënë ndjeshëm, pas periudhave të pasuksesshme te Aston Villa dhe Al Ettifaq.

Ai iu bashkua Aston Villës në nëntor 2021, pak muaj pas triumfit ndaj Celtic në Skoci, por pas një fillimi premtues, forma e ekipit ra ndjeshëm dhe ai u shkarkua në tetor 2022.

Më pas, ai u transferua në Arabinë Saudite në vitin 2023, por u largua pas 18 muajsh, me skuadrën e tij në vendin e 12-të dhe vetëm pesë pikë mbi zonën e rënies nga liga. /GazetaExpress/