string(75) "stervitja-e-katert-e-kombetares-sot-testi-gjeneral-manaj-i-bashkohet-grupit"

Futboll

Gazeta Express

06/06/2025 11:59

Stërvitja e katërt e Kombëtares, sot testi gjeneral, Manaj i bashkohet grupit

Futboll

Gazeta Express

06/06/2025 11:59

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho ka zhvilluar seancën e katërt dhe të fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Pasditen e së enjtes me grupin është bashkuar edhe Rey Manaj, me sulmuesin që ka kaluar temperaturën dhe është gati për stafin teknik.

Ndërkohë ekipi kuqezi do zhvillojë këtë të premte në orën 19:30 stërvitjen gjenerale në “Arenën Kombëtare”, teksa më parë trajneri Sylvinho së bashku me një lojtar do dalin para medieve.

aaaaa