string(71) "sterling-pagezohet-ne-nje-kishe-ne-xhamajka-para-debutimit-me-arsenalin"

Sport

Gazeta Express

14/09/2024 13:20

Sterling pagëzohet në një kishë në Xhamajka para debutimit me Arsenalin

Sport

Gazeta Express

14/09/2024 13:20

Ylli anglez i futbollit, Raheem Sterling ka pranuar krishterimin dhe u pagëzua në një kishë në vendlindjen e tij në Xhamajka gjatë pushimeve ndërkombëtare.

Raheem Sterling ka pasur pas vetes një verë interesante, ku ndryshoi ekipin por jo qytetin. Sterling e la Chelsean dhe iu bashkua Arsenalit në formë huazimi.

Edhe pse është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit anglez, ka kohë që nuk është në kombëtare, ndaj e pati “pushim” për dy javë.

Sterling e shfrytëzoi pushimin për të udhëtuar në vendlindjen e tij në Xhamajka, ku vendosi të kryente një rit të rëndësishëm fetar dhe të pranonte krishterimin, gjë që, siç tregon ai, e bëri të kuptonte se kishte ndjekur gjërat e gabuara gjatë gjithë jetës së tij.

Sulmuesi i Arsenalit u pagëzua në një kishë në Xhamajka dhe video u postuan në rrjetet sociale.

Kështu, Sterling përmbushi premtimin e dhënë në 2013 në një intervistë.

“Unë nuk jam 100 për qind fetar, por bindja ime është e fortë. Kur të vijë momenti, unë do të jem i krishterë,” tha Sterling 11 vjet më parë dhe ai moment mesa duket ka ardhur./GazetaExpress/