Stephanie Frappart shkruan historinë, e para femër që do gjykojë në Champions - Gazeta Express
string(76) "stephanie-frappart-shkruan-historine-e-para-femer-qe-do-gjykoje-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

30/11/2020 18:26

Stephanie Frappart shkruan historinë, e para femër që do gjykojë në Champions

Futboll

Gazeta Express

30/11/2020 18:26

Ndonëse nuk ka asgjë për t’u vendosur nga rezultati, përballja mes Juventusit dhe Dinamos së Kievit, e programuar për të mërkurën në mbrëmje në “Allianz Stadium” do të hyjë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Kjo pasi për herë të parë në historinë e kompeticionit më prestigjoz për klube, arbitër kryesore do të jetë një femër dhe do të jetë pikërisht francezja Stephanie Frappart që do të vendosë drejtësi në përballjen mes bardhezinjve dhe ukrainasve.

Lexo Edhe:

Gjyqtarja 37-vjeçare u bë e para femër që arbitron një ndeshje në kampionatin francez, ndërsa në 2019-ën vuri drejtësi edhe në finale e Europa Leagues mes Liverpoolit dhe Chelseat duke marrë komplimente të shumta për mënyrën e drejtimit. /SS/