Stenoza mitrale dhe sëmundjet e valvulës mitrale - Gazeta Express
string(48) "stenoza-mitrale-dhe-semundjet-e-valvules-mitrale"

Stenoza mitrale dhe sëmundjet e valvulës mitrale

Shneta

Gazeta Express

29/07/2021 12:25

Valvula mitrale gjendet ndërmjet atriumit të majtë dhe barkushes së majtë.

Funksioni i saj është që të lejojë gjakun të rrjedhë në rrugën e duhur, nga atrium i majtë në barkushen e majtë.

Lexo Edhe:

Në rast se tek kjo valvul shfaqen ndryshime, atëherë ajo bëhet e fortë, jo elastike dhe funksioni i saj i hapjes dhe mbylljes duke ndjekur kontraktimet e zemrës, bëhet i pasaktë.

Kjo mund të shkaktojë reduktimin e rrjedhjes së gjakut, apo pjesërisht gjaku të kthehet në atrium dhe në mushkëri.

Stenoza mitrale

Stenoza mitrale është një gjendje gjatë të cilës valvulat nuk hapen mjaftueshëm për të lejuar rrjedhën normale të gjakut.

Kjo mund të ndodhë si rezultat i kalcifikimit të valvulës, ose si rezultat i infeksioneve dhe sëmundjes ishemike.

Dështimi mitral

Tek dështimi mitral, valvula mitrale nuk mbyllet hermetikisht, dhe për këtë arsye një pjesë e gjakut kthehet mbrapsht në atriumin e majtë, dhe nga aty kthehet në mushkëri.

Në rast se dështimi mitral nuk diagnostikohet në kohë, mund ta dëmtojë përgjithmonë muskulin e zemrës.

Shkaqet më të zakonshme të insufisiencës mitrale janë ndryshimet degjenerative me apo pa këputjen e ndonjë pjese të valvulës, infeksione të valvulës dhe infarkti, që ndikon në mënyrë indirekte në funksionimin e valvulës.

Diagnikimi i sëmundjes së valvulës mitrale realizohet me anë të:

– EKG (elektrokardiogramit)

– Ekos së zemrës

Trajtimi varet nga shkalla e dëmtimit të valvulës mitrale. Shkalla e lehtë dhe e mesme e dëmtimit, e cila vlerësohet me anë të kontrollit ekokardiografik, zakonisht mund të zgjidhet me anë të medikamenteve. Shkalla më e avancuar e dëmtimit zakonisht zgjidhet me anë të trajtimit kirurgjikal.

Mundësitë e kirurgjisë të valvulës mitrale janë: riparimi i vlavulës ekzistuese ose zëvendësimi i saj me një valvul artificiale.

Rregullimi apo riparimi i vlavulës ka për qëllim kthimin e funksionit të saj.

Nëse vlerësimi i kirurgut është se riparimi do të jetë i suksesshëm dhe i qëndrueshëm me kalimin e viteve, atëherë kjo është alternativa më e mirë. Në të kundërt, valvula mund të zevendësohet me një valvul tjetër.

Per me shumë informacion kontaktoni ne inbox ose ne numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan,Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en