Steinmeier në Shkup: BE-ja pret normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(68) "steinmeier-ne-shkup-be-ja-pret-normalizimin-e-raporteve-kosove-serbi"

Ballina

Gazeta Express

29/11/2022 16:03

Steinmeier në Shkup: BE-ja pret normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Ballina

Gazeta Express

29/11/2022 16:03

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut tha se rajoni mbetet në agjendën evropiane sikur edhe në pritjet për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës.

Pas takimit me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, kreu i shtetit gjerman tha se integrimi evropian është i arritshëm për Maqedoninë e Veriut, porse pa dhënë afate, mirëpo duke theksuar nevojën për zbatimin e reformave të domosdoshme për anëtarësim.

Steinmeier, deklaroi të martën në Shkup se Bashkimi Evropian nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor dhe se vizita e tij është funksion të përcjelljes së mesazhit se rajoni është në agjendën evropiane.

Presidenti gjerman foli edhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar interesin e Bashkimit Evropian për normalizimin sa më të shpejtë të raporteve ndërmjet këtyre dy vendeve.

“Sa i përket raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, mund t’ju them se i gjithë Bashkimi Evropian është i interesuar që sa më shpejt të vijë deri te normalizimi i raporteve mes tyre. Për këtë janë bërë edhe propozime. Gëzohem se propozimi gjermano-francez tani ka arritur sukses dhe ai po pranohet. Kjo mund t’i inkurajojë palët që të vazhdojnë të bashkëpunojnë në këtë sferë”, deklaroi presidenti gjerman.

Si me rëndësi të madhe për rajonin Steinmeier përmendi edhe bashkëpunimin mes shteteve në kuadër të Procesit të Berlinit duke përmendur marrëveshjet e arritura.

“Mendoj se udhëtimi me karta identiteti, njohja reciproke e diplomave shkollore dhe universitare, gatishmëria e BE-së për të ndihmuar në problemet energjetike, paraqet një progres të rëndësishëm dhe etablimin e rajonit në një treg të përbashkët”, tha presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.


Marrëveshjet për letërnjoftime, diploma dhe vende pune, në pritje pas nënshkrimit. Duke folur integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe paralajmërimet e zyrtarëve maqedonas se ky proces mund të rrumbullakohet deri në vitin 2030, kreu i shtetit gjerman tha se askush nuk mund të premtojë diçka të tillë. Ai inkurajoi drejtuesit e institucioneve që të punojnë në përmbushjen e reformave të domosdoshme për anëtarësim.

“Do të doja që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Duhet që procesi i reformave të lëvizë me shpejtësinë e nevojshme shikuar nga këndvështrimi evropian. Shpresoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt. Nuk mund të them nëse kjo do të ndodhë në vitin 2030”.


“Ju duhet ta kuptoni se për momentin askush këtë nuk mund ta thotë, asnjë nga politikanët në Maqedoninë e Veriut, në Gjermani apo në Bashkimin Evropian. Këtë askush nuk mund ta premtojë, por duhet të punoni që të arrihet ky synim”, tha presidenti gjerman duke theksuar nevojën edhe për ndryshimet kushtetuese, obligim që del nga marrëveshja me Bullgarinë për zhbllokimin e integrimit evropian.

Frank-Walter Steinmeier mirëpriti rolin dhe mbështetjen që ka dhënë Maqedonia e Veriut në konfliktin në Ukrainë nga agresioni rus.

“Maqedonia e Veriut është partneri i besueshëm dhe si shtet anëtar i NATO-s po jep një kontribut të çmueshëm të cilin ne e vlerësojmë lart”, u shpreh presidenti gjerman.