Të mërkurën, më 7 dhjetor, 19:00h Kino ARMATA së bashku me Ambasadën Austriake në Prishtinë shfaqin filmin “Vor der Morgenröte – Stefan Zweig in Amerika” (2016), si pjesë e Muajit të Filmit Evropian në Kino ARMATA që mbahet mes 13 nëntor – 10 dhjetor në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Filmit.
Filmi do të shfaqet në gjermanisht, me titra në anglisht. “Stefan Cvajg: Lamtumirë Evropës”, një film i bërë me regji të bukur dhe serioze nga Maria Schrader nga një skenar që shkroi me Jan Schomburg, pothuajse nuk merret fare me shkrimet e Cvajgut. Por filmi përballet me mendimin e tij, veçanërisht pozicionin e tij për vendin e duhur të një shkrimtari në kohë të trazuara.
Filmi fillon në një konferencë PEN në Buenos Aires, ku një koleg shkrimtar e sfidon Cvajgun për refuzimin e tij për të dënuar Hitlerin dhe Gjermaninë. “Çdo gjest rezistence që nuk ka as rrezik as ndikim, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për famë,” këmbëngul Cvajg.
Vetë Cvajgu lufton t’i rezistojë një ndjenje të vazhdueshme dëshpërimi ndërsa ishte në mërgim në Nju Jork, më pas në Brazil, ndërsa Lufta e Dytë Botërore shpërthen në atë që duket të jetë një botë tjetër – Cvajgu, familja dhe miqtë e tij përshkruhen gjithmonë në një lloj izolimi.
Cvajgu luhet bukur nga aktori austriak Josef Hader; të cilin duke e parë këtu, nuk do të mendohej kurrë se ai filloi karrierën e tij si komedian. Barbara Sukowa është çuditërisht e shkëlqyeshme si Friderike, ish-gruaja dhe ndërgjegjja e Cvajgut, duke u përpjekur të ngrijë Cvajgun nga vetë-keqardhja për të njohur dhe vepruar sipas dhembshurisë së tij. Nuk ka nevojë të admirohet shkrimi i Cvajgut për të njohur vlerën e këtij trajtimi të zhytur në mendime të një prej tragjedive të panumërta të jetës reale të historisë së shekullit të 20-të.
/Express
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...