Steam paralajmëron përdoruesit e kompjuterëve me Windows 7, 8 dhe 8.1 - Gazeta Express
string(68) "steam-paralajmeron-perdoruesit-e-kompjutereve-me-windows-7-8-dhe-8-1"

AutoTech

Gazeta Express

28/03/2023 22:57

Steam paralajmëron përdoruesit e kompjuterëve me Windows 7, 8 dhe 8.1

AutoTech

Gazeta Express

28/03/2023 22:57

Valve paralajmëroi se Steam nuk do të mbështetë më Windows 7, Windows 8 dhe Windows 8.1 pas 1 Janarit 2024.

Klienti i lojës përmban një versione të shfletuesit Chrome, që largoi mbështetjen për sistemet operative në muajin Shkurt të këtij viti.

Lexo Edhe:

Versionet e ardhshme të Steam për Windows do të kërkojnë përditësime OS të cilët janë të disponueshëm vetëm në Windows 10 ose versione më të fundit si Windows 11 shtoi Valve.

PC Gamer theksoi se kjo nuk do të ndikojë pjesën më të madhe të përdoruesve të Steam. Vetëm 1.9 përqind e përdoruesve të softuerit është në një prej versioneve të lartpërmendura të Windows sipas anketës më të fundit të Steam.

Gjithësesi prek një numër përdoruesish dhe mund të mos u lërë atyre asnjë zgjidhje tjetër vetëm se të përditësojnë ose sistemin operativ ose të blejnë një kompjuter të ri.

Fundi i mbështetjes mund të jetë problematik për disa përdorues të cilët kanë nevojë për versione të reja Windows për të punuar ose kanë një sistem gaming retro.

Ka pasur shumë presion nga Microsoft për të shtyrë përdoruesit përpara. Microsoft ndaloi mbështetjen për Windows 7 në Janar të 2020-ës dhe Windows 8.1 në fillim të 2023.

Epic Games nuk mbështet më këto platforma nëse dëshironi të luani Fortnite. Po bëhet çdo ditë e më e vështirë të përdoret një kompjuter me Windows të vjetër dhe ndryshimi i fundit i Steam mund të jetë shtysë që shumë përdorues të kalojnë në sisteme të reja. /PCWorld Albanian