“S’të dua”, Mariza Ikonomi thotë fjalën e fundit në skenën e “Kosheres” - Gazeta Express
string(65) "ste-dua-mariza-ikonomi-thote-fjalen-e-fundit-ne-skenen-e-kosheres"

“S’të dua”, Mariza Ikonomi thotë fjalën e fundit në skenën e “Kosheres”

Rozë

Gazeta Express

10/05/2021 12:39

E ftuara speciale mbrëmjen e sotme në spektaklin e humorit “Kosherja” ishte këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi. Ajo fillimisht u prit nga moderatori Bes Kallaku, ku nuk munguan batutat mes të dyve.

Në një moment Mariza u shpreh se ka ardhur për të marrë mjaltin e “Kosheres”.

Lexo Edhe:

“Kam ardhur për të marrë mjaltin e ‘Kosheres’, se e di ti ‘Kosherja’ tëk thumbin”, tha këngëtarja.

Më tej, ajo u bë pjesë e një skeçi me aktorin Ervis Saliasi, ku të dy kishin dalë në një takim njohje.

Ervisi: Mariza shumë, shumë faleminderit që më pranove në këtë takimin tonë tek për tek.

Mariza: Me thënë të drejtën, u bëra pishman. Më mirë mos të ishim takuar fare.

Gjithë biseda vazhdoi përmes këngës Ikonomit “Ku është dashuria”, e cila u soll me një tekst krejt të pazakontë, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta dëgjojmë gjithmonë.

Në fund, Ervisi i kërkoi Marizës t’i thotë fjalën e fundit, por përgjigja e këngëtares ishte me të vërtetë zhgënjyese.

Ervisi: Më thuaj fjalën e fundit.

Mariza: S’të dua. Ça të them unë…

Ervisi: Po të fundit fare, fare?

Mariza: Po s’të dua pra, fare, fare, fare