Stavrevski do të jetë kryeshef i SPB Shkup - Gazeta Express
string(42) "stavrevski-do-te-jete-kryeshef-i-spb-shkup"

Gazeta Express

15/01/2020 12:32

Stavrevski do të jetë kryeshef i SPB Shkup

Gazeta Express

15/01/2020 12:32

Risto Stavrevski është emëruar kryeshef i ri i SPB Shkup, pasi që KSHZ u shpall jokompetente që të vendos për kërkesën e ministrit Çulev për vendimin e tij që Stavrevski të udhëheqë me policinë e kryeqytetit, të cilin propozim nuk e nënshkruajti zëvendësja e tij Sllavjanka Petrovska, njofton Portalb.mk.

Me vendim unanim, anëtarët e KSHZ-së konstatuan se nuk bëhet fjalë për çështjet financiare, kadrovike dhe juridike, lidhur me organizimin e zgjedhjeve.

Lexo Edhe:

Me këtë vendim, KSHZ praktikisht konstatoi se emërimi i Stavrevskit për kryeshef të ri në SPB Shkup, i nënshkruar nga ministri Çulev është legal.

Një javë pas zgjedhjes së qeverisë teknike filluan ndryshimet kadrovike, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinës. Në MPB të premten janë emëruar 12 udhëheqës dhe 12 zv/udhëheqës të sektorëve dhe departamenteve, në pajtueshmëri me nenin 44 nga Ligji për Qeveri. Megjithatë, ministri Çulev dhe zv/ministrja Petrovska nuk u pajtuan për pozitën e kryeshefit të SPB Shkup./GazetaExpress/