Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve nga Prizreni ku statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ngjyros me ngjyrë të verdhë.
Shehu e quan këtë një vepër kriminale anti-shqiptare dhe vandalizmi ndaj heroit kombëtar.
“Një provokacion i ulët ndaj historisë e vlerave sublime të kombit shqiptar.
Një veprim i verbër i atyre që këto vlera u shkaterrojnë planet ogurzeza të asgjësimit të identitetit tonë kombëtar.
Skënderbeu është figura më madhore historike e kombit tonë”, shkruan deputeti Tritan Shehu.
Më poshtë postimi i plotë
Një provokacion i ulët ndaj historisë e vlerave sublime të kombit shqiptar.
Një veprim i verbër i atyre që këto vlera u shkaterrojnë planet ogurzeza të asgjësimit të identitetit tonë kombëtar.
Skënderbeu është figura më madhore historike e kombit tonë
Është ajo figurë që bashkon shqiptarët e të gjithë trevave tona, duke na bërë krenarë për identitetin tonë, përpjekjet tona për ta ruajtur atë e pavarësinë.
Është ajo figurë që arriti të bashkojë shqiptarët në ato beteja rezistence e mbijetese ndaj një okupatori të pabarabartë.
Është ajo figurë që na kujton përkatësinë tonë europiane dhe destinacionin tonë të vetëm, Europën e Perendimin.
Prekja e saj,është e pa tolerueshme!