Statistikat më interesante për ndeshjet e sotshme të Championsit - Gazeta Express
string(64) "statistikat-me-interesante-per-ndeshjet-e-sotshme-te-championsit"

Statistikat më interesante për ndeshjet e sotshme të Championsit

Gazeta Express

07/08/2020 12:16

Pas gati pesë muajve ndërprerje shkaku i përhapjes së koronavirusit, Liga e Kampionëve kthehet të premten me dy superpërballje në orën 21:00, kur edhe do të zbulohet dy çerekfinalistët e parë të këtij edicioni. Para nisjes së këtyre ndeshjeve, më poshtë mund t’i lexoni statistikat më interesante.

Manchester City do ta presë Real Madridi me epërsinë nga fitorja 2:1 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa Juventusi do ta presë Lyonin me detyrën për ta përmbysur rezultatin nga disfata 1:0 që e kishte pësuar në Francë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Statistikat më interesante: Juventus vs Lyon

– Juventusi është i pamposhtur në dy ndeshjet e zhvilluara si vendas në Evropë kundër Lyonit, pasi kishte fituar 2:1 në Ligën e Evropës në prill të vitit 2014 dhe pastaj barazoi 1:1 në Ligën e Kampionëve në nëntor të vitit 2016.

– Lyoni i ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit evropiane në Itali (katër humbje, një barazim), pas fitores me rezultat 2:1 kundër Fiorentinës në nëntor të vitit 2008. Klubi francez s’di për fitore në dhjetë ndeshjet e fundit si mysafir në fazën eliminatore të garave evropiane.

– Ronaldo i ka shënuar 18 gola në 12 ndeshjet e fundit si vendas në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, ndërsa në këtë ecuri janë të përfshira katër het-trike, gjë të cilën e bëri sezonin e kaluar në të njëjtin rund kundër Atletico Madridit.

Statistikat më interesante: Manchester City vs Real Madrid

– Real  Madridi i ka fituar pesë nga 11 ndeshjet si mysafir në Angli për ndeshjet e Ligës së Kampionëve (pesë fitore, tre barazime dhe tre disfata), duke i mposhtur katër klube (Manchester Unitedin, Leeds Unitedin, Liverpoolin dhe Tottenhamin).

– Pep Guardiola i ka fituar 28 ndeshje të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, më shumë se çdo trajner në histori të kësaj gare. Ai dëshiron të bëhet trajneri i tretë në histori që ka arritur ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve më shumë sesa një herë, pas Marcello Lippit dhe Ottmar Hitzfieldit.

– Zinedine Zidane mund ta pësojë eliminimin e parë nga faza eliminatore e Ligës së Kampionëve si trajner, pasi i ka fituar të gjithë 12 rundet në të cilat ka marrë pjesë. Por, ai i ka fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kampionëve kundër klubeve angleze. /Gazeta Express/