Statistika e çuditshme e klubit që mahniti në Serie A këtë sezon - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

05/08/2020 19:17

Statistika e çuditshme e klubit që mahniti në Serie A këtë sezon

Futboll

Gazeta Express

05/08/2020 19:17

Atalanta mbylli një tjetër sezon mjaft të suksesshëm në kampionatin italian, ku ndryshe nga një vit më parë, këtë herë siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve shumë javë para fundit dhe pas 38 javësh u rendit e treta.

Klubi bergamask zhvilloi ndeshje vërtetë spektakolare dhe u konfirmua si një “makineri golash”, me plot 98 të tillë të shënuar në 38 javë kampionat, ndërsa kompania e statistikave sportive OPTA ka evidentuar një fakt mjaft interesant.

Kështu të gjithë golat e shënuar nga skuadra e drejtuar prej Gian Piero Gasperinit, mbajnë autorësinë e futbollistëve të huaj, ndërsa asnjë italian nuk ka arritur të dërgojë sferën në rrjetë.

Në fakt ka ndikuar jo pak edhe fakti që pjesa dërrmuese e skuadrës së Atalantës janë futbollistë të huaj, ndërsa italianë janë 3 portierët, Mattia Caldara dhe dy të rinjtë Bellanova dhe Piccoli, përkatësisht mbrojtës dhe sulmues.

Golshënuesit e skuadrës për këtë sezon ishin dy kolumbianët Duvan Zapata dhe Luis Muriel, të cilët shënuan nga 18 gola secili, ndërsa pas tyre ishte slloveni Josiph Iliçiç, që arriti të dërgojë plot 415 herë topin në rrjetë.