Starmer thotë se veprimi i Trump’it për tarifat është “krejtësisht i gabuar”: Qëndrimi jonë për Greenlandën është i qartë - Gazeta Express
string(117) "starmer-thote-se-veprimi-i-trumpit-per-tarifat-eshte-krejtesisht-i-gabuar-qendrimi-jone-per-greenlanden-eshte-i-qarte"

Lajme

Gazeta Express

17/01/2026 20:44

Starmer thotë se veprimi i Trump’it për tarifat është “krejtësisht i gabuar”: Qëndrimi jonë për Greenlandën është i qartë

Lajme

Gazeta Express

17/01/2026 20:44

Sir Keir Starmer ka reaguar pasi Donald Trump shpjegoi se si planifikon të vendosë tarifa ndaj tetë vendeve europiane – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar – lidhur me Groenlandën.

“Qëndrimi ynë për Groenlandën është shumë i qartë – ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është çështje e groenlandezëve dhe e danezëve,” thotë Starmer, raporton Sky News, përcjell Gazeta Express.

“Ne kemi bërë gjithashtu të qartë se siguria në Arktik ka rëndësi për gjithë NATO-n dhe se aleatët duhet të bëjnë më shumë së bashku për të përballuar kërcënimin nga Rusia në pjesë të ndryshme të Arktikut.”

Ai vijon duke e dënuar veprimin e Trump-it si “krejtësisht të gabuar”.

“Sigurisht që do ta ndjekim këtë çështje drejtpërdrejt me administratën amerikane.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement