Starmer thotë se është “i gatshëm” për të dërguar trupa britanike në terren në Ukrainë - Gazeta Express
string(84) "starmer-thote-se-eshte-i-gatshem-per-te-derguar-trupa-britanike-ne-terren-ne-ukraine"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 8:11

Starmer thotë se është “i gatshëm” për të dërguar trupa britanike në terren në Ukrainë

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 8:11

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, ka thënë se ai është “i gatshëm” për të vënë trupa britanike në terren në Ukrainë për ta ndihmuar garantimin e sigurisë së këtij shteti si pjesë e një marrëveshjeje të paqes.

Britaniku tha se sigurimi i një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë është “thelbësor, nëse duam ta frenojmë Putinin nga agresioni i mëtejmë në të ardhmen”, raporton televizioni BBC.

Para se të marrë pjesë në një samit urgjent me udhëheqës të tjerë evropianë në Paris të hënën, Starmer tha se Britania është e përgatitur për të kontribuuar në garancitë e sigurisë për Ukrainën përmes “vendosjes së trupave tona në terren, nëse është e nevojshme”.

“Nuk e them këtë me lehtësi” – shkroi kryeministri britanik në gazetën “Daily Telegraph”. “Unë e ndiej shumë thellësisht përgjegjësinë që vjen me vendosjen potenciale të ushtarëve britanikë në rrugën e lëndimit” – shtoi ai.

“Por çfarëdo roli në ndihmën për ta garantuar sigurinë e Ukrainës është ndihmë për ta garantuar sigurinë e kontinentit tonë dhe sigurinë e këtij vendi” – shkroi më tej majtisti Starmer.

Advertisement
Advertisement
Advertisement