string(68) "starmer-liverpooli-qendron-i-bashkuar-dhe-i-gjithe-vendi-eshte-me-ta"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 13:46

Starmer: Liverpooli qëndron i bashkuar dhe i gjithë vendi është me ta

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 13:46

Kryeministri Sir Keir Starmer thotë se ai po mbahet i informuar për hetimet e policisë në Liverpool për rastin e përplasjes së veturës në një turmë njerëzish gjatë festës së fitores së Liverpool FC në Premier League.

Në këtë incident pothuajse 50 persona u plagosën, duke përfshirë katër fëmijë.

“Liverpool qëndron së bashku dhe i gjithë vendi qëndron me ta”, tha Starmer, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri falënderoi ekipet që u morën me rastin e “të cilët bënë një punë fantastike mbrëmë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë”.

Ai thotë se është “duke u përditësuar shpesh” për hetimet e policisë, ndërsa mbetet gjithashtu në kontakt të ngushtë me kryetarin e rajonit të qytetit të Liverpool, Steve Rotheram.

Starmer pyetet gjithashtu për vendimin e policisë për të ndarë përkatësinë etnike të të dyshuarit herët dhe ai refuzon të merret me pyetje nëse ky ishte vendimi i duhur.

“Kjo është një çështje e policisë dhe hetimi është në vazhdim, kështu që unë mendoj se ne duhet t’ia lëmë atë atyre”, përgjigjet ai.