Kryeministri britanik Keir Starmer ka kërkuar që armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit të vazhdojë, duke paralajmëruar se rajoni nuk mund të përballojë një përshkallëzim të mëtejshëm.
Duke folur në Amsterdam përpara bisedimeve me kryeministrin holandez, Starmer ka thënë:
“Dua që armëpushimi të vazhdojë dhe, për këtë arsye, sa më shpejt të rikthehemi në atë pikë, aq më mirë.”
Poashtu sipas The Guardian, Starmer ka bërë të ditur se do të përcillte këtë mesazh për uljen e tensioneve tek udhëheqësit e tjerë gjatë samitit të NATO-s, duke theksuar se mbajtja e armëpushimit përputhet me thirrjet e tij të hershme për përmbajtje.
Ai gjithashtu ka zbuluar se kishte shkëmbyer mesazhe me Emirin e Katarit pas sulmit të së dielës – një zbulim ky që tregon për përpjekjet e heshtura diplomatike të Britanisë për të stabilizuar rajonin.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...