Stadiumi "Fadil Vokrri" ngjallë shumë reagime e tensione në futbollin kosovar - Gazeta Express
string(75) "stadiumi-fadil-vokrri-ngjalle-shume-reagime-e-tensione-ne-futbollin-kosovar"

Sport

Gazeta Express

01/10/2022 15:55

Stadiumi “Fadil Vokrri” ngjallë shumë reagime e tensione në futbollin kosovar

Sport

Gazeta Express

01/10/2022 15:55

Stadiumi “Fadil Vokrri” që është i vetmi me kritere ndërkombëtare, po vazhdon të ngjallë debate, reagime, shpeshherë edhe tensione, në futbollin kosovar, posaçërisht në mes FC Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Së fundmi, FFK kërkoi nga Prishtina që të mos zhvillojë ndeshje aty për muajin tetor për shkak të rendimit të gjendjes së fushës ku luan edhe Kombëtarja e Kosovës, si dhe të gjitha ndeshjet tjera ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

Prishtina ia ktheu letrën Federatës duke ia bërë me dije se nuk e ka ndërmend të largohet nga ky stadium sepse vazhdimisht po dëmtohen duke u detyruar të luajnë në fusha të huaja.

Në këtë debat është përfshirë edhe analisti, Driton Latifi, i cili tha se Prishtina e ka uzurpuar stadiumin dhe se klubi “bardhekaltër” ndër vite iu ka shmangur tatimeve të shtetit dhe ka mashtruar liderë shtetëror për të marrë toka në shfrytëzim, në emër të klubit.

Ky postim nga Latifi ka ngjallë reagim te FC Prishtina, e cila ka thënë se stadiumi ligjërisht e ka në shërbim deri në vitin 2024 dhe se për akuzat e Latifit do të ngrehet seriozisht padi në Gjykatë. /Gazeta Express/