Në verën e vitit 2024, tri herë kampioni i Evropës, Gjermania do të mirëpres kampionatin evropian për herë të dytë.
Më 1988, tetë kombëtare merrnin pjesë në Gjermaninë Perëndimore, me 15 ndeshje të luajtura në tetë stadiume, që në fund kampione u shpall Holanda.
36 vjet më vonë, 24 kombëtare do të sfidojnë njëra-tjetrën, në një komb tashmë të bashkuar, me 51 ndeshje që do të zhvillohen në 10 stadiume.
Disa nga stadiumet janë përdorur edhe herën e parë, por kësaj here me ndryshime të mëdha në dukje. Disa do të ‘debutojnë’ në garat ndërkombëtare.
Më poshtë, “Gazeta Express” ju sjellë gjithçka që doni të dini për secilin stadium…
“Olympiastadion”, Berlin
Kapaciteti i stadiumit: 70,000
Klubi që luan aty: Hertha Berlin
“Olympiastadion” në qytetin e Berlinit, është stadiumi më i madh që do të përdoret në “EURO 2024”. Në të janë luajtur çdo finale e Kupës së Gjermanisë që nga viti 1985, gjersa po ashtu edhe ndeshja tjera të mëdha në nivelin ndërkombëtar, si finalja e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës e Juventusit më 2015.
Ky stadium po ashtu ishte mikpritës edhe i finales së Kupës së Botës më 2006.
Pra, nuk është befasi që finalja e madhe e “EURO 2024” do të luhet pikërisht në kët stadium, me ndeshjen që zhvillohet më 14 korrik.
Njëkohësisht, ky stadium është edhe më i vjetri nga stadiumet e “EURO 2024”, i ndërtuar në vitin 1936, për “Lojërat Olimpike” të atij viti.
Ndeshjet që do të luhen në këtë stadium:
15/06: Spanja vs. Kroacia
21/06: Polonia vs. Austria
25/06: Holanda vs. Austria
29/06: 1/8 e finales
06/07: Çerekfinalja
14/07: Finalja
“Cologne Stadium”, Koln
Kapaciteti: 47,000
Ekipi që luan aty: Koln
Një stadium, i cili qe i rindërtuar për Kupën e Botës të vitit 2006, ku u luajtën pesë ndeshje të atij turneu.
Rastësisht, pesë ndeshje do të luhen në këtë terren edhe gjatë kësaj vere.
Ky stadium mund të quhet edhe multifunksional, pasi mikpret edhe koncerte muzikore, ndeshje të hokejit dhe futbollit amerikan.
Ndeshjet e “EURO 2024” që do të luhen në këtë stadium:
15/06: Hungari vs. Zvicër
19/06: Skoci vs. Zvicër
22/06: Belgjikë vs. Rumani
25/06: Angli vs. Slloveni
30/06: 1/8 e finales
“Signal Iduna Park”, Dortmund
Kapaciteti: 66,000
I përket: Borussia Dortmundit
E famshme në botë për atmosferën e tij, stadiumi “Signal Iduna Park” do të mirëpres gjashtë ndeshje të këtij edicioni të kampionatit evropian, me një gjysmëfinale që do të luhet aty.
Stadiumi ishte ndëtuar për Kupën e Botës të vitit 1974.
15/06: Italia vs. Shqipëria
18/06: Turqia vs. Gjeorgjia
22/06: Turqia vs. Portugalia
25/06: Franca vs. Polonia
29/06: 1/8 e finales
10/07: Gjysmëfinale
“Dussedolf Arena”, Dusseldorf
Kapaciteti: 47,000
Klubi që luan aty: Fortuna Dusseldorf
Stadiumi është ndërtuar në vitin 2004 dhe i përket Fortuna Dusseldorfit, që po kalon sezonin e katërt radhazi në Bundesliga 2.
Në vitin 2011 mikpriti “EuroVisionin”, derisa është i përshtatshëm edhe për ndeshje boksi e koncerte muzikore.
17/06: Austria vs. Franca
21/06: Sllovakia vs. Ukraina
24/06: Shqipëria vs. Spanja
01/07: 1/8 e finales
06/07: Çerekfinale
“Frankfurt Arena”, Frankfurt
Kapaciteti” 46,000
I përket: Eintracht Frankfurt
Ky stadium po i afrohet 100-vjetorit të tij, duke qenë i hapur në vitin 1925, me një kapacitet prej 35 mijë ulësesh.
Në vitin 1966, Muhammad Ali boksoi një Karl Mildenberger për titullin e kampionit në peshat e rënda.
Moti nuk do të prishë punë në këtë stadium, pasi ka kulm që mbulon çdo pjesë të fushës.
17/06: Belgjika vs. Sllovakia
20/06: Danimarka vs. Anglia
23/06: Zvicra vs. Gjermani
26/06: Sllovakia vs. Rumania
01/07: 1/8 e finales
“Arena AufSchalke”
Kapaciteti: 50,000
Klubi që luan aty: Schalke 04
I hapur në vitin 2001, stadiumi është tejet modern edhe nga mirëmbajtja.
Bari i këtij stadiumi mund të largohet tërësisht, e të rritet diku në kushte më të mira, duke e bërë fushën e këtij stadiumi, si më të mirën e “EURO 2024”.
Ndër ngjarjet më të mëdha që janë mbajtur në këtë stadium, është edhe finalja e Ligës së Kampionëve më 2004, mes Portos e Monacos.
Ndeshjet e “EURO 2024” që do të luhen në këtë stadium:
16/06: Serbia vs. Anglia
20/06: Spanja vs. Italia
26/06: Gjeorgjia vs. Portugalia
30/06: 1/8 e finales
“Volksparkstadion”, Hamburg
Kapaciteti: 50,000
I përket: Hamburg SV
Ndonëse nuk është përdorur nga Hamburgu në nivelet më të larta të futbollit gjerman edhe evropian, në stadiumin e tij, Shakhtar Donetsku i zhvilloi ndeshjet e sivjetme të Ligës së Kampionëve.
E veçanta e këtij stadiumi, është se rindërtimi i tij është bërë nga materiale dhe mbetje të Eimsbuttel – një krahinë e Hamburgut që ishte shkatërruar plotësisht nga bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndeshjet e kampionatit të sivjetëm evropian që do të luhen aty:
16/06: Poloni vs. Holanda
19/06: Kroacia vs. Shqipëria
22/06: Gjeorgjia vs. Republika Çeke
26/06: Republika Çeke vs. Turqia
05/07: Çerekfinale
“Leipzig Stadium”, Leipzig
Kapaciteti: 42,000
I përket: RB Leipzig
Pesë ndeshje të Kupës së Botës 2006 ishin luajtur në këtë stadium.
Ky stadium është i njohur për Evropën, pasi shumë herë Leipzig është paraqitur në garat evropiane, sidomos në Ligën e Kampionëve.
Ndeshjet që luhen aty:
18/06: Portugalia vs. Republika Çeke
21/06: Holanda vs. Franca
24/06: Kroacia vs. Italia
02/07: 1/8 e finales
“Allianz Arena”, Mynih
Kapaciteti: 67,000
I përket: Bayern Munchen
Ky stadium është i hapur në vitin 2005, derisa në vitin 2006, gjashtë ndeshje të Kupës së Botës ishin luajtur në këtë terren.
Edhe finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2012 ishte luajtur këtu, mes Bayernit e Chelseat.
Takimet që luhen në stadiumin “Allianz Arena”:
14/06: Gjermania vs. Skocia
17/06: Rumania vs. Ukraina
20/06: Sllovenia vs Serbia
25/06: Danimarka vs. Serbia
02/07: 1/8 e finales
09/07: Gjysmëfinale
“Stuttgart Arena”, Stuttgart
Kapaciteti: 54,000
I përket: VfB Stuttgart
Stadiumi i Stuttgartit është ndërtuar në vitin 1933, por që është rinovuar disa herë në historinë e tij.
Ka mikpritur dy finale evropiane, në vitin 1959 dhe në vitin 1988.
Po ashtu, katër ndeshje të Kupës së Botës 1974 janë zhvilluar në fushën e këtij stadiumi.
Ndeshjet që luhen aty:
16/06: Sllovenia vs. Danimarka
19/06: Gjermania vs. Hungaria
23/06: Skocia vs Hungaria
26/06: Ukraina vs. Belgjika
05/07: Çerekfinale
“EURO 2024” nisë më 14 qershor, dhe përfundon me 14 korrik me ndeshjen finale./GazetaExpress/