Stabiliteti i denarit është i garantuar - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

23/05/2020 15:06

Me i fundit

dpt

Stabiliteti i denarit është i garantuar

Ballina

Gazeta Express

23/05/2020 15:06

Stabiliteti i denarit është i garantuar, pohojnë guvernatorët aktualë dhe paraprakë dhe institucionet ndërkombëtare

Denari është i qëndrueshëm me vite të tëra, mbetet i qëndrueshëm edhe gjatë krizës së koronës, dhe nuk ka hapësirë për brengosje. Banka Popullore garanton se denari është dhe do të mbetet i qëndrueshëm, ndërsa këtë e konfirmojnë edhe institucionet ndërkombëtare financiare dhe agjencitë për renditje kreditore. Se stabiliteti i denarit është i garantuar bëjnë të ditur edhe ish-të parët e Bankës qendrore që i kontaktoi MIA, e të cilët theksojnë se nuk duhet besuar në spekulimet për valutën kombëtare.

– E garantojmë stabilitetin e denarit – ashtu siç deri tani, në më shumë se njëzet vitet e shkuara kursi mirëmbahej në nivel të qëndrueshëm, kështu edhe prej tani do të mirëmbahet në nivel të qëndrueshëm, shprehet guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska.

Ajo bën të ditur se rezervat revizore që janë garancia kryesore për stabilitetin e kursit revizor të valutës vendore, në periudhën e kaluar arriti nivelin më të lartë historik. Ajo që është, gjithashtu me rëndësi, sipas guvernatores është që kjo rritje rezulton nga përmirësimi i fondamenteve të ekonomisë së Maqedonisë dukshëm përmes uljes së deficitit në llogarinë rrjedhëse të bilancit pagesor.

– Niveli i lartë i rezervave revizore i akumuluar para krizës së koronës na mundëson përballje të suksesshme me sfidat në këtë periudhë dhe mirëmbajtjen e tyre të mëtejshme në nivel të lartë. Kështu, në fund të prillit, ato arrijnë 3 miliardë e 159,6 milionë euro dhe në krahasim me marsin shënojnë rritje për 142,3 milionë euro. Ky nivel jo vetëm që është përkatës për mirëmbajtjen e kursit të qëndrueshëm të denarit, por siç kemi bërë të ditur tashmë, ky është dyfish më i lartë në raport me vitin 2008, kur si bankë qendrore iu përgjigjëm me sukses sfidave nga kriza globale ekonomike dhe financiare, thekson Angellovska-Bezhoska.

Me projeksionet më të reja të Bankës Popullore, në periudhën e ardhshme pritet edhe rritje e mëtejshme e rezervave devizore. Se niveli i rezervave devizore të vendit tonë është dhe do të mbetet përkatëse dhe se në asnjë mënyrë nuk do të cenohet stabiliteti i denarit bëhet e ditur edhe në projeksionet e të gjitha institucioneve relevante ndërkombëtare. Autoritetet monetare në disa raste përkujtuan edhe se kanë një varg instrumentesh që janë garanci plotësuese për kursin revizor të denarit në raport me euron.

Që nga fillimi i krizës së koronës, në rrjetet sociale, në dy raste u paraqitën spekulime me informacione për valutën vendore, pas çka nga banka qendrore bënë thirrje edhe për informim të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Te një pjesë e spekulimeve bëhej e ditur edhe në vlerësime të Bashkimit Evropian, pas çka nga Delegacioni i BE-së informuan se informacionet nuk janë të sakta dhe se e mbështesin qëndrimin e Bankës Popullore.