“S’shpërqendrohet lehtë – n’huqjet epike - ish KM, Albin Kurti”! - Gazeta Express
string(56) "sshperqendrohet-lehte-nhuqjet-epike-ish-km-albin-kurti-1"

“S’shpërqendrohet lehtë – n’huqjet epike – ish KM, Albin Kurti”!

Gazeta Express

26/04/2020 19:31

Kurti ka histori konsistence, përqendrimi dhe besimi në misionin e tij? – Tjetër çështje është se qëndrimet e tij, sikur – mos e bir Zot – t’ishin përfill nga kosovarët, do ta qonin disa herë drejtë theqafjes Kombin, shtetësisë dhe Pavarësisë e vendit!

“Dilemat hamletiane” të VV-s dhe Kurtit – “Nëse ishte intervenimi i NATO-s në Kosovë ishte fisnik, dhe i sinqertë apo jo?” –  sikurse tjetra “Nëse ishte komfor rendit botëror dhe me autorizime të OKB-së apo jo?” – janë epike!

Lexo Edhe:

Pse u detyrue tash Kuvendi me e zhvesh pushteti, është se Albin Kurti s’éshtë më aktivisti dikurshëm, që shëtiste plot kreativitet, bashkë me Shkelzen Gashin, një gomar t’veshur me parulla! Ai tani bashkë me Këshilltarët e tij, prej t’cilëve ma i artikuluari është Shkëlzen Gashi – po flasin dhe veprojnë si Kryeministër dhe Qeveri – pra edhe n’emër të shtetit, n’emër tonë e të gjithë Kosovës – ndërkohë që po i përplasin brinat me SHBA-të, me Shtëpinë e Bardhë, me Trump dhe Grenell e të tjerë, brenda dhe jashtë vendit!

Shkruan: Bardhyl Meta

Nuk gjenë asnjë personalitet tjetër politik apo publik, që t’ja ketë huq në dy dekada me vendime e qëndrime politike, në t’gjitha udhëkryqet vendimtare të vendit, sikurse Albin Kurtin?

Po e provojmë, me mbamendjen e përbashkët, ta dëshmojmë konsistencën e tij, por, pa provuar që ta zbulojmë misionin dhe sponsorët – po mjaftohemi me evidentim të huqjeve e paranojës!

1.Viti, 1999: Mos e nënshkruani në asnjë mënyrë Marrëveshjen e Rambujesë, është tradhti, sepse Kosova me këtë “Marrëveshje t’Rambujesë”, do  ‘mbetet nën Serbi, kurse NATO s’do ta bombardojë kurrë Serbinë! Vëmendje: NATO s’do ta bombardojë kurrë Serbinë!?

2.Më 10 shkurt të vitit 2007, “Vetëvendosje” ftoi të gjithë qytetarët, që të dalin në protestë me narracionin: “Amerika kurrë s’ka me e njoh Kosovën Shtet të Pavarur”; “Të gjithë në protestë, se Marrëveshja Ahtisarit është tradhti Kombëtare, Kosova mbetet Autonomi nën Serbi” – “Po e shesin Kosovën dhe po ja kthejnë sovranitetin Serbisë…”.

U vranë në këtë protestë, ndërkaq, dy djem sokola, që e donin vendin shumë dhe aspiron Pavarësimin e tij.

Qëndrimet e Kurtit, se kush duhet të bisedojë me Serbinë në emër të Kosovës, janë fatale. Ndërkohë që vendi ishte pavarësuar, kishte Kushtetuten dhe po luftonte për njohje si “Vend Sovran dhe i Pavarur” – Albin Kurti dhe VV dalin me qëndrimin se bisedimet duhet të mbahen mes, Serbisë dhe Shqipërisë. Identik, shkronjë për shkronjë si Presidenti Serb, Tadiq. Dhe, kjo ka qenë tendenca e parë që shpiente drejt ndonjë marrëveshjeje për shkëmbim territoresh, e që në fundament kishte, zhbërjen e Kosovës si shtet të pavarur;

11 vjet pas Bombardimeve të NATO-s, dhe, pak vite pas Pavarësimit të Kosovës, me datë Korrik 2010, Albin Kurti, sërish, me një përqendrim të jashtëzakonshëm, sikurse edhe paria e VV-së, në Editorialin “kolektiv” të qëndrimeve të partisë me titull “Për çfarë ka intervenuar NATO në Kosovë?! – që tash po i mëveshët, Shkëlzen Gashit – mbledhin rrokopendla e mbetje tezash serbe e të qarqeve ultra t’Majtës e të Djathtës populliste në botë – por që si një kor kukuvajkash u deklaruan kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë – dhe shtron para gjithë botës “Dilemat etike” – “nëse intervenim i NATO-s ishte fisnik dhe i sinqertë. apo jo?” –  dhe, “Nëse ishte komfor rendit botëror dhe me autorizime të OKB-së, apo pa autorizimet e duhura nga OKB?” (Se mos po i bëhet, helbete, dëm rendit botëror e Juridik)!?

Qëndrimi i VV-së dhe Kurtit rreth këtyre dilemave “estetike”, në Korrik të vitit 2010, kishte edhe një ahmakllak tjetër, se ishte edhe tendencë për polemike me z. z.Tzvetan Todorov.

Një “Scan Reader titujsh” kontemporan, si puna lexuesve të fb-së, mund të paramendojë shpejt e shpejt, si ky far bullgari që po përmendet, z.Tzvetan Todorov, duhet të jetë ndonjë këshilltar i ndonjë ministri bullgar të kohës së intervenimit të NATO-s në Kosovë, i cili në angazhim për me mbrojte shefin (pra, “asi që ua lëpijnë shefave pjesët e ndjeshme” “VV”), paska arsyetuar Intervenimin e NATOS, jo për shkak të pastrimit etnik që ka ngjarë, por që t’i dal n’krah shefit të tij – pra një aparatçik – i cili u paska dal n’udhe e pengese – myhibve të ultra majtizmit popullist global – dhe rrjedhimisht, edhe skuadrave të filozofëve të VV-se e Albin Kurtit?

Jo, z.Tzvetan Todorov, ishte një filozof dhe figurë akademike e shkencore me nam botëror i cili që në vitin e largët 1968 ishte Drejtor dhe udhëheqës i “Qendrës Nacionale (Shtetërore) Franceze për Hulumtim Shkencor” (“FNCSR”), dhe përtej saj, një ligjërues i ftuar nga Universitetet më me renome si profesor në Harvard, Yale, Columbia, University of California dhe në Berkeley.

Pra, s’shpërqendrohet lehtë nga besimet e tij, dhe rrjedhimisht as nga misioni tij, z.Kurti dhe organizata e tij VV-ja, dhe aq më pak të shpërqendrohen nga kushdo aparatçik, kur këta janë n’mision të t’Ultra të Majtës globale kundër NATO-s, SHBA-ve dhe “Imperalizmit” të kamufluar nën “Ombrellën e Intervenimit humanitar”.

Jo! 

Ngase “Xhihadin e Madh” – “Luftën kundër jobesimtarëve” – e kanë mbi të gjitha me NATO-n. Këtë ushtri Imperialiste të SHBA-ve “E cila intervenoi n‘Kosove pa autorizime të OKB-së” dhe “Intervenuan ushtarakisht, me arsye t’pa sinqerta, e besa, edhe jo etike”!

Apo s’ishte, nëse ju kujtohet, akti parë i KM Albin Kurti, zbulimi i atij “dokumentit sekret” përmes të cilit NATO ishte “Forca Madhore” në veri t‘Kosovës? Ja çfarë thonte Albin (sh)’Kurti i posa zgjedhur KM: “Pasi e pranova zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Republikës së Kryeministrit, i kërkova stafit të zyrës së kryeministrit, që pa vonesë, ta analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshje sekrete”! Këtë janë prioritetet e tij.

  • Partneriteti n’Qeverisje me LDK!

Akti parë dhe veprimet: S’heqet Tarifa ndaj mallrave të Serbisë – “krejtësisht dhe menjëherë” – ashtu siç e kërkonin SHBA-të dhe ashtu siç i sugjeronte dhe kërkonte partneri i koalicionit LDK-ja, por, për arsye që “askush” s’i kupton as sot: “KM Kurti, ia heq Tarifat Serbisë – por i heq njëanshëm, pa asnjë benefit për Kosovën, me shumë benefite për Serbinë.”! I hoqi Tarifat, pa asnjë garanci e dakordësi të ndërmjetësve ndërkombëtare, të cilat atëbotë i kishim – veçanërisht SHBA-të, por i kishim edhe të binomit SHBA-BE, që në këtë pikë kishin konsens, kujtoni vendimet dhe sugjerimet e Quintit”

Pasojat: Acarim marrëdhëniesh me SHBA-të! Mungesë dhe pezullim i mbështetjes politike, ekonomike, financiare dhe diplomatike të SHBA-ve, dhe mbi të gjitha – edhe kërcënime të Shtëpisë së Bardhë për tërheqjen e mbështetjes së fuqishme ushtarake të SHBA-ve në Kosovë! SHBA-ve që edhe sot e kurdo, mbeten e vetmja garancë e qenësisë sonë si shtet i pavarur!

Pasoja tjetër: Acarim marrëdhëniesh me LDK. Shkarkimi i “tradhtarit të dyfishtë” Agim Veliut – me t’vetmin qëllim që t’prishet koalicioni. Rrjedhimisht, ngjiz (vet) harakirin e tij “Mocionin e suksesshëm të Mosbesimit”, ku pothuaj 90 deputet, e shkarkojnë – “Shkarkues – Ngarkuesin”, epik, sh’Kurtin!

Aktualisht, Kryeministri i shkarkuar nga Parlamenti dhe i zhveshur nga çdo pushtet (përveç administrimit si kujdestar – edhe pse i shpërqendruan shkurtazi nga ato donacionet serbe me “Maskat” Virale e të Propagandës së Serbisë, dhe pak, dorën n’Zemër i shpërqendruar edhe nga shfaqja e këshilltarit të tij, Shkelzen Gashi – po na flet: “Për do far thikash që qenkan hedh mbi hartën dhe trupin e Kosovës nga Shtëpia e Bardhë, nga Trump, Grenell e Zoti e di kush tjetër…”!

Përsëri, po na shpërfaqet, paranoja e tij tradicionale, përsëri huqja, përsëri pa-mendësia e shkaktuar nga dogmat dhe ideologjitë rigide që e kan zanë peng prej dy dekadash!?

Veton Surroi dhe Vjosa Osmani, ndërkaq, po na “thonë”, mos e shpërqendroni KM Albin Kurtin se është pandemia – ndërkohë që edhe ata e dinë, se Kurti gjithë ditën e natën, po merret ekskluzivisht me luftën mediale kundër Trump, Grennel e SHBA-ve, t”cilët po i akuzon se ia paskan rrëzuar qeverinë Kosovës! Po mbledh miq në botë për një mision, i cili vetëm i Kosovës s’mundet me qene.

Albin Kurti s’éshtë më aktivisti dikurshëm, që shëtiste plot kreativitet, një gomar me parulla! Ai, po flet dhe vepron si Kryeministër – edhe n’emrin tonë e të gjithë Kosovës, ndërkohë që po përplasë brinat me SHBA-të, me Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Grenell e të tjerë…, brenda dhe jashtë vendit!

S’shpërqendrohet pra lehtë Kurti nga besimet, veprimet paranojake, dhe as nga misioni tij. Por, cili është ai mision, kur si e pamë, gjithherë ofronte theqafje për kombin, shtetin dhe qenësinë e tij, sikurse edhe Pavarësinë dhe mbështetjen ndërkombëtare.

Por, s’shpërqëndrohen as LDK, tash e 30 vite dhe as Kosovarët: Andaj, si shtet i ri e në ndërtim, me “Urdhër të prerë të rreth 85 Deputetëve të Parlamentit”, po e ç’vendosim nga zyra e Kryeministrit Albin Kurtin dhe kabinetin e tij – gjithsesi, pa e shpërqendruar – në mënyrë që kështu, edhe shteti ynë, t’i lartësojë e forcojë marrëdhëniet dhe besëlidhjet me sponzorisuesit e Lirisë, Demokracisë e Pavarësisë së Kosovës – SHBA-të dhe NATO-n – dhe në anën tjetër, edhe Kurti dhe VV-ja, do të kenë kështu mundësinë komode që si organizatë e “Misionarëve” global majtist, djathtist e popullist, pa e dëmtuar e afektuar vendin e shtetin tone, ti forcojnë marrëdhëniet me sponzorisuesit e tyre?!

Për t‘Rrezuar një godinë, sa do të madhe – mjafton nëse t’bashkohen kushërinjtë ahmak, shokë e badihavgji tjerë.

Për t‘ndërtuar, ndërkaq, duhet bashkuar në punë ekipore Vizionarët, Arkitektët dhe Ustallarët më t’mirë…!

p.s. Linku i premtuar, ku Albin Kurti dhe Klubi Filozofëve të VV-së, fiqirojnë: A ka qenë etik apo jo etik, i sinqertë apo i pa sinqertë, dhe, me apo pa vendim e rezolutë të OKB-së – intervenimi i NATO-s në Kosovë: https://www.vetevendosje.org/per-cfare-ka-intervenuar-nato-ne-kosove/