Sqaron IAP: Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij do të ushtrojnë funksionin e tyre deri në zgjedhjen e udhëheqësve të rinj - Gazeta Express
string(124) "sqaron-iap-avokati-i-popullit-dhe-zevendesit-e-tij-do-te-ushtrojne-funksionin-e-tyre-deri-ne-zgjedhjen-e-udheheqesve-te-rinj"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 12:22

Sqaron IAP: Avokati i Popullit dhe zëvendësit e tij do të ushtrojnë funksionin e tyre deri në zgjedhjen e udhëheqësve të rinj

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 12:22

Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, ka sqaruar se Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe zëvendësit e tij, të cilëve u ka kaluar mandati, do të vazhdojnë ushtrimin e pozitave me kompetenca të plota, deri në zgjedhjen e udhëheqësve të rinj në këto pozita.

Përmes një sqarimi për publikun, Institucioni i Avokati të Popullit thekson se sipas Kushtetutës, Avokati i Popullit zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës, për një mandat pesëvjeçar, pa të drejtë rizgjedhje.

Aty thuhet se sipas Ligjit për Avokatin e Popullit, udhëheqësit e këtij institucioni do të ushtrojnë funksionin e tyre edhe pas skadimit të mandatit, deri në zgjidhjen e udhëheqësve të rinj.

“Më tej, Avokati i Popullit vë theksin tek Ligji nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, përkatësisht neni 14, paragrafi 3, sipas të cilit përcaktohet se: “Në rast të përfundimit të mandatit, Avokati i Popullit apo zëvendësi i tij/saj do ta ushtroj funksionin e tij deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, përkatësisht zëvendësit të ri”.

Në komunikatë thuhet se Avokatit të Popullit i ka skaduar mandati në fund të muajit shator, kurse zëvendësve në muajin qershor 2025.

Komunikata e plotë:

Avokati i Popullit, me qëllim të sqarimit të situatës e cila po qarkullon kohëve të fundit në media rreth skadimit të mandatit të Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit, njofton opinionin se sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Avokati i Popullit zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës, për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje (neni 134, paragrafi 1). Më tej, Avokati i Popullit vë theksin tek Ligji nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, përkatësisht neni 14, paragrafi 3, sipas të cilit përcaktohet se: “Në rast të përfundimit të mandatit, Avokati i Popullit apo zëvendësi i tij/saj do ta ushtroj funksionin e tij deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, përkatësisht zëvendësit të ri.”

Duke ju referuar standardeve ndërkombëtare lidhur me institucionet për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit thekson se sipas këtyre standardeve me qëllim të ushtrimit sa më efektiv të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, udhëheqësit e këtyre institucioneve do ushtrojnë funksionin e tyre edhe pas skadimit të mandatit, deri në zgjidhjen e udhëheqësve të rinj.

Prandaj, duke pasur parasysh bazën kushtetuese dhe ligjore e po ashtu standardet ndërkombëtare, Avokati i Popullit ju njofton se Avokati i Popullit të cilit i ka skaduar mandati në fund të muajit shtator 2025, dhe zëvendësit e Avokatit të Popullit, të cilëve iu ka kaluar mandati në muajin qershor 2025, do vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre me kompetenca të plota, deri në zgjidhjen e Avokatit të Popullit, respektivisht zëvendësve të Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës“.