Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se po thuhen të pavërteta lidhur me qasjen e kësaj qeverie karshi dialogut me Serbinë, raporton Gazeta Express.
Hoti ka thënë se kjo qeveri ka hyrë në dialog me parime të qarta.
Ai thotë se këto parime janë se udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës e se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
“ Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket. Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive. Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve. Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime”, ka shkruar ai./GazetaExpress/
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...