Sqarim i Gazetës Express - Gazeta Express
string(24) "sqarim-i-gazetes-express"

Sqarim i Gazetës Express

Lajme

Gazeta Express

07/02/2022 15:40

Në portalin Gazeta Express, ditën e premte është publikuar një tekst rreth shpenzimeve të naftës së deputetëve, në të cilin ka dalë edhe një komunikim mes dy anëtarëve të redaksisë. Në kontekst të një paragrafi ku citohet Këshilltari i Presidentes dhe listat krahasuese të shpenzimeve të Presidentes Osmani me presidentët paraprakë, ka rrjedhë edhe një fjali që lë të kuptohet për tendencat e mediumit kundër Shefes aktuale të Shtetit.

Gazeta Express, pasi që e ka shqyrtuar komplet rastin, ka marrë vendim që dy anëtarët e redaksisë t’i nënshtrohen masave disiplinore konform Rregullores së brendshme të mediumit dhe Ligjit aktual të Punës.

Lexo Edhe:

Gazeta Express i kërkon falje publike Presidentes Osmani dhe kujtdo që është ndjerë i cenuar nga ky komunikim mes anëtarëve tonë të redaksisë.

Gazeta Express siguron lexuesit e saj se nuk ka tendenca ndaj asnjë institucioni. Do të mundohemi ta respektojmë Kodin dhe Etikën Gazetareske. Ky rast, do të na shërbejë për të qenë akoma më të vëmendshëm dhe akoma më profesional në punën tonë të përditshme.