Tottenham Hotspurs e ka mundur me rezultat 4-0 skuadrën e Ludogoretz Razgrad të Bullgarisë. Dy gola i shënoi talenti i kësaj skuadre Vinicius në pjesën e parë, derisa Harry Winks e Moura shënuan në pjesën e dytë. Tottenham janë në vendin e dytë në Grupin J, pas Royal Antwerp të Belgjikës
Tottenham Hotspur ka vazhduar formën e mirë edhe në Europa Ligë, ku sonte ka mposhtur skuadrën bullgare me rezultat 4-0 në Londër.
Dy golat e parë në këtë ndeshje u shënuan nga Vinicius në minutën e 16 dhe dhe 34-të, me të cilën epërsi Tottenham do ta përfundonte pjesën e parë.
Në pjesën e dytë ishte Harry Winks që do të shënonte golin më të bukur ndoshta sonte në Europa Ligë.
Mesfushori anglez bëri një goditje nga larg 40 metrave duke parabolluar portierin e skuadrës bullgare.
Për ta volosur këtë ndeshje aty do të ishte Lucas Moura i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 73-të.
Me këtë fitore, Tottenham është në vendin e dytë më 9 pikë, aq sa ka edhe Royal Antëerp në vendin e parë.
Ndeshjen e ardhshme, Tottenham e zhvillon kundër LASK Linzit, derisa Royal Antëer luan në shtëpi kundër Ludogoretsit. /GazetaExpress/