Spotify rrit çmimet, zhgënjehen fansat - Gazeta Express
string(37) "spotify-rrit-cmimet-zhgenjehen-fansat"

Spotify rrit çmimet, zhgënjehen fansat

AutoTech

Gazeta Express

28/04/2021 2:21

Spotify ka lajmëruar që ka në plan që për disa parapagime të famshme të  rritë çmimet. por fansat nuk janë të lumtur. Më poshtë do t’i shihni çmimet që mund të detyroheni t’i paguani

Për përdoruesit e Spotify ky do të jetë një lajm shumë i keq me kompaninë që ka konfirmuar që çmimet e parapagimeve do të rritën. Shërbimi për muzikë online ka filluar të nisë email për ata që do të preken. duke ju shpjeguar atyre se sa para do të detyrohen të paguajnë nëse dëshirojnë që të dëgjojnë muzikë dhe këngë të këngëtarëve të tyre të preferuar.

Lexo Edhe:

Rritja, e cila do të hyjë në fuqi nga fundi i këtij muaji, do të bëj që ata që përdorin pakon familjare në Britani dhe vende të BE do të kenë rritje për dy funte më shumë respektivisht 2.50 euro. P.sh nga 16.99 në 18.99 funte. Edhe studentet do të preken, pasi që ata do të paguajnë 1 funte më shumë për pakon Premium Student, kurse në Europë për 1.49 euro, transmeton GazetaExpress.

Spotify ka thënë se kjo rritje çmimi është e nevojshme. Në email ata shkruajnë: “Duke filluar nga 30 prilli 2021 ne do të rritim çmimet për Premium Family. kështu që të mund të vazhdojmë të sjellim përmbajtje të re dhe artistë të rinj për familje dhe individ”.

Pavarësisht se ata janë përpjekur të arsyetohen për çmimin, shumë fansa nuk janë fare të lumtur për këtë gjë dhe janë ankuar tek ky rrjet social.

“Si guxon Spotify që të rrit çmimin në pakon familjare”, tha një konsumator i hidhëruar.

“Spotify janë sjell keq sidomos me rrjetën e çmimit në pakon familjare”, ka thënë një fans tjetër.

Kjo edhe mund të jetë rrezik për Spotify pasi që Apple Music do të vazhdojë të ofrojë ofertat e njëjta. Apple po ashtu lejon gjashtë njerëz të përdorin këtë platformë kurse Spotify vetëm pesë.

Përpos Apple edhe Amazon Music Unlimited ofron shërbime të njëjta me çmim me të ulët, duke e bërë kështu garën edhe më të madhe. /GazetaExpress/