“Spoti vulgar e bizar i VV-së paralajmëron vetërrëzimin e qeverisë Kurti” - Gazeta Express
string(71) "spoti-vulgar-e-bizar-i-vv-se-paralajmeron-veterrezimin-e-qeverise-kurti"

“Spoti vulgar e bizar i VV-së paralajmëron vetërrëzimin e qeverisë Kurti”

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 7:54

Profesori dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, ka reaguar në lidhje me video-n e publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën flitej me akuza tejet të rënda për ish-liderët politik, partitë politike në vend.

Krasniqi tha se spoti i VV-së, paralajmëron vetërrëzimin e qeverisë Kurti, por edhe mohimin e dështimin e shtetit.

Lexo Edhe:

“Spoti vulgar e bizar i LVV po paralajmëron zgjedhje të reja. Pse? Sepse qeveria Kurti është totalisht e dështuar: as nuk po di të ballafaqohet me krizat e brendshme, ekonomike, energjetike, arsimore, shëndetësore e diplomatike, as nuk po ka guxim të ballafaqohet me sfidat që e presin çdo qeveri të Kosovës në procesin e dialogut të pambyllur me Serbinë”tha Krasniqi.

Krasniqi shtoi se spoti vulgar e bizar, i bërë bashkë me goditjen e pabesë ndaj njëzet e pesë mijë mësuesve e arsimtarëve është edhe prokovim për trazira. Ai tha se Vetëvendosje po planifikon trazirat eventuale t’i përdorë si gjete fiku për ta mbuluar turpin e vetërrëzimit të qeverisë Kurti.

“Sa u përket spoteve, një spot vërtet real do të mund të bëhej me veprimet e dhunshme të LVV ndër vite. Në atë spot mund të paraqiten realisht zjarrvëniet në Kuvend, sulmet egërshane ndaj policisë së shtetit, praptimi i kamionëve me mallra, sulmet ndaj zyrtarëve shtetëtorë, djegia me mollotov e veturave familjare e deri te arsenali me armë, i zbuluar dikund afër Ngrohtores. Një spot i tillë do të ishte përkujtesë e mirë për votuesit e LVV se kend e kanë votuar, në stilin “për inati të resë më vdektë djali”,shtoi ai.

Krasniqi tha se votuesit e VV-së kanë të drejtë të mos e ndërrojnë kurrë mendjen, deri sa të mërdhihen të gjitha, deri sa të vuajnë për bukë, deri sa Kosova të trajtohet në negociata si shtojcë e “botës serbe” dhe deri sa shqiptari i fundit ta braktisë vendin.

“Mandej ata votuesfitues mund të kenë kohë të lirë të shohin reprizat e spoteve vulgare e bizare të LVV, deri sa LVV qeveria e ricikluar pas dezertimeve serike, t’i përcjellë triumfalisht dhe solemnisht në varreza”,shtoi ai.