Sportistja tërheqëse braziliane: Fitoj 50 herë më shumë në platformën online për të rritur sesa në volejboll - Gazeta Express
string(107) "sportistja-terheqese-braziliane-fitoj-50-here-me-shume-ne-platformen-online-per-te-rritur-sesa-ne-volejboll"

Sportistja tërheqëse braziliane: Fitoj 50 herë më shumë në platformën online për të rritur sesa në volejboll

Sporte tjera

Gazeta Express

05/07/2022 12:24

Volejbollistja braziliane, Key Alves ka zbuluar se si fiton 50 herë më shumë para në “Only Fans” (faqe pa censurë dhe me parapagim për të rriturit) sesa nga ato që i fiton duke garuar në sportin e saj.

22 vjeçarja, e cila luan në ekipin Osasco Volleyball Club nga Sao Paolo, është fokusuar më shumë tek “puna e saj” online.

Lexo Edhe:

Ajo ka zbuluar se sa shumë fiton në platformën online për të rritur.

Alves njihet për linjat perfekte dhe është mjaft e pëlqyer në Instagram, ku rregullisht publikon fotografi dhe video për 2.3 milionë ndjekësit e saj.

Ajo është po aq e famshme në “OnlyFans”, ku “subscribers” që i paguajnë 16 euro në muaj duan ta shohin atë duke bërë gjëra që s’mund t’i shohin të gjithë.

Bukuroshja braziliane thotë se nuk poston skena të nxehta e as lakuriçësi, por fotografitë që i poston aty sigurisht se shfaqin diçka më tepër.

Duke folur për mediumin brazilian “O Globo”, specialistja e mbrojtjes në volejboll thotë se synim i saj është që ta vazhdojë karrierën si sportiste, përcjell “Gazeta Express”.

Por, ndërkohë nuk e ka në plan të heq dorë nga karriera në “OnlyFans” pasi aty po fiton para të majme.

“Jam duke e kaluar vitin e tretë si volejbolliste profesioniste dhe e konsideroj veten si sportiste profesioniste. Mirëpo, gjërat jashtë parketit nisën të rriteshin shumë për mua. Kështu që, ju dhash më shumë kujdes dy karrierave paralele. Dua apo s’dua, sot ajo mi siguron të hyrat më të shumta. E konsideroj veten një sportiste dhe kjo është ajo që ka bërë që imazhi im të ngritët në internet. Pra, jam sportiste, modele dhe po ashtu influencere dhe sipërmarrëse në biznesin tim”, deklaroi fillimisht volejbollistja tërheqëse.

“Unë marr rreth 50 herë më shumë para në platformën digjitale sesa në volejboll. Kjo është e vërteta. Marr shumë në ‘OnlyFans’ sepse abonimi është fiks për një muaj të tërë. Por, dua të luaj volejboll më shumë sesa të bëj fotografi apo video. Kjo është arsyeja se përse nuk do ta ndal karrierën në fushë edhe pse për momentin do të ishte e mundshme shkaku i financave”, vazhdoi ajo.

Alves më pas nuk e përjashtoi mundësinë që të marrë pjesë në “Big Brother Brazil” për ta ngritur edhe më shumë profilin dhe emrin e saj. /Gazeta Express/