Sportistët e Kosovës përfunduan garimin në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj - Gazeta Express
string(82) "sportistet-e-kosoves-perfunduan-garimin-ne-festivalin-olimpik-evropian-per-te-rinj"

Sport

Gazeta Express

30/07/2022 12:05

Sportistët e Kosovës përfunduan garimin në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj

Sport

Gazeta Express

30/07/2022 12:05

13 sportistë të shtatë sporteve të ndryshme përfaqësuan Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj “Banska Bystrica 2022”, i cili do të mbyllet sot me ceremoninë mbyllëse.

Suksesin më të madh e arriti xhudisti Muharrem Hyseni, i cili zuri vendin e nëntë në kategorinë deri në 66 kilogramë.

Lexo Edhe:

Xhudisti tjetër, Muhamedin Veseli, u eliminua në raundin e parë të kategorisë -60 kg.

Ekipi ynë mbylli të premten garat me notaren Hana Bejiqi e cila garoi në disiplinën 50 metra krol, ku zuri vendin e 37 nga 47 garuese.

Hana kishte garuar edhe në 100 metra krol, duke u renditur e 41-ta nga 47 garuese.

Ndërkohë, në disiplinën 400 metra krol, Mal Gashi doli i 31-ti.

Në atletikë, Vesa Jusufi, zuri vendin e 19-të në disiplinën e 400 metrave, ndërsa në 100 metra doli e 22-ta. Lorent Mazreku garoi në 1500 metra, dhe zuri vendin e 14-të, ndërsa Emine Jonuzi ishte e 20-ta në garën e 200 metrave vrapim.

Në tenis garuan Altea Hajrizi dhe Salidin Rama, të cilët pësuan humbje në individuale dhe në mikes, të dyja në raundin e parë.

Në EYOF u përfaqësua edhe sporti i badmintonit, me sportistët Fijona Mustafa e Baton Haxhiu, të cilët krahas përvojës së marrë nuk arritën të shënojnë fitore në individuale ku ishin në grupe, si dhe në mikse.

Çiklisti Omer Azemi garoi në dy disiplina, kronometer dhe garim rrugor. Në të parën doli i 90-ti, ndërsa në të dytën i 84-ti. Garën e dytë të gjatë 65.8 kilometra arriti ta përfundojë, gjë që më parë ishte sfidë për shumë çiklistë tanë, të arrinin në cak, bazuar në rregullat e Federatës Botërore të Çiklizmit.

Gjimnastikën artistike e përfaqësoi Vilëza Zeqiri, e cila garoi në disiplinën e kombinuar akrobacion dhe kapërcime. Ajo doli e 61-ta, por dha shpresë për të ardhme të ndritur.

Sportistët u përkrahën edhe nga drejtuesit e KOK-ut, nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, si dhe anëtarët e BE, Bujar Turjaka e Avni Nuha, i cili erdhi për garën e çiklizmit.

EYOF-i ardhshëm veror mbahet vitin e ardhshëm në Maribor të Sllovenisë. /Gazeta Express/